11 vdekje e 561 raste shënohen sot nga infektimet me virusin Covid-19

884 TË SHËRUAR DHE 561 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 561 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me virusin Covid-19.

Prishtina prinë përsëri me 269 raste tjera me virusin Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.