Sot është dita e 17-të që kur dyshohet se mësimdhënësi Naim Gashi është hedhur nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.
Por ende nuk është gjetur trupi i tij.
Kështu ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhnësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Ai tha se momentalisht janë ndërprerë edhe kërkimet për gjetjen e trupit të Gashit, që dyshohet se është hedhura nga ura, për shkak të reshjeve atmosferike.
“Për shkak të përkeqësimit të kohës apo reshjeve atmosferike dhe rritja e nivelit të lumit “Drin” janë ndërprerë përkohësisht kërkimet deri në një njoftim tjetër”, ka thënë ai për IndeksOnline.
Kjo është hera e dytë që po ndërprehen kërkimet për shkak të rritjes së nivelit të ujit.
Ndërkohë kujtojmë se njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së kishte dalë në vend të ngjarjes tek “Ura e Fshejt” në fshatin Xërxë, 10 pjesëtarë të specializuar në gjetjen e trupit të zhdukur më 25 janar. Në këtë operacion kanë qenë të përfshirë edhe njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe patrulla e ekipit reagues të stacionit policor në Rahovec./IndeksOnline/