Kosova Lajme Rajoni

Në varrezën masive afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të 15-17 personave, zyrtari serb: Janë shqiptarë!

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Veljko Odalloviq, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kizhevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.

“Derisa nuk përfundon kërkimi i plotë në këtë lokacion, derisa të mos merren mostrat e ADN-së nga eshtrat, derisa të mos vie deri te përputhja e tyre me mostrat e gjakut të familjeve, nuk mund të themi me siguri se kujt i përkasin ose ndonjë informacion tjetër që mund t’i komunikohet publikut”, tha Odalloviq për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).

Odalloviq ka bërë të ditur se kërkimet në këtë lokacion po bëhen me kërkesë të Prishtinës. Ai tha se dëshiron që edhe “të tjerët, të bëjnë kërkimet në zonat ku gjenden eshtrat e serbëve”, duke shtuar së Prishtinës i janë dhënë informacione specifike për disa lokacione.

Më 16 nëntor, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në varrezën masive në Krizhevak dyshohet se gjenden mbetjet mortore të shqiptarëve të Kosovës.

Vendndodhjet e varrezave masive të identifikuara në Serbi

Në bazë të të dhënave të publikuara nga organizata joqeveritare Fondi për të Drejtën Humanitare në bazë të raportit të Zyrës së UNMIK-ut për Personat e Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore, të cilat gjenden gjithashtu në bazën e të dhënave të organizatës Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), që nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999.

Sipas të dhënave të YIHR, në uebfaqen e saj ratusrbiji.rs, në Batajnicë afër Beogradit që nga viti 2001 janë zbuluar 744 trupa të shqiptarëve të Kosovës; në Petrovo Selo në Serbinë Verilindore të paktën 61 trupa; afër Liqenit Peruqac në Serbinë Perëndimore 84 trupa, ndërsa eshtrat e para në varrezën masive të Rudnicës në Serbinë Jugperëndimore u gjetën më 13 dhjetor 2013.

Kosova vazhdon t’i ketë 1,643 persona, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë që nga vitet 1998-99.

Për krime lufte në Kosovës, përfshirë transferimin e trupave të shqiptarëve të vrarë në varreza masive, në Tribunalin e Hagës është dënuar ish-ndihmës i ministrit të Policisë dhe Shefi i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Serbisë,Vllastimir Gjorgjeviq. Ai u dënua me 27 vjet burg. Ky dënim më vonë është ulë në 18 vjet.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: