Temperaturat për ditën e diell: nga minimala -2 deri -1 gradë dhe maksimalja 4-5 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.

Read More

Shkencëtarët krijojnë biftek njeriu, thonë nuk është kanibalizëm

Shkencëtarë amerikanë kanë krijuar biftek duke përdorur qelizat dhe gjakun njerëzor. Bifteku është prezantuar nën sloganin “kultivoni veten tuaj”. Bifteku aktualisht është vetëm një prototip, dhe i projektuar si një vepër arti, por ai është një copë mishi i vërtetë i rritur nga qelizat njerëzore. Megjithatë, kultivuesit e tij kanë ofruar sigurinë se koncepti nuk është “teknikisht” kanibalizëm. Vepra është emëruar “Ouroboros Steaks”, dhe ngjan më ikonën e një gjrpëri që ha veten. Krijimi është nominuar për çmimin ‘Dizajni i vitit” nga Muzeu i Dizajnit në Londër 2020. Ekipi krijues…

Read More

Kurti e Bulliqi në Podujevë, vizitojnë investitorin privat që pritet t’i punësojë mbi 70 punëtorë

Kandidati për kryetarë të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga kryetari LVV-së, Albin Kurti, sot me mëngjes në brezin kufitar në Shamalluk të Podujevës kanë vizituar punimet për fshatin turistik ILIRIA dhe në Herticë vizituan shoqatën e bletarëve. Bulliqi në llogarinë e tij facebook ka njoftuar se investimet private siç ishte ky sot që vizituan kanë nevojë për një komunë e cila do t’i përkrahë me investime në infrastrukturën publike. “Faton Maqani i ka nisur punimet tash e 2 muaj me një investim që mbulon 7 hektarë dhe…

Read More

19 raste të vdekjes dhe 711 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 711 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (78, 71, 67, 64 vjeç), Prizren 4 raste (75, 72, 72, 62 vjeç), Vushtrri 2 raste (80, 72 vjeç), Drenas 1 rast (75 vjeç), Ferizaj 1…

Read More

Guardiola edhe dy vite tek Manchester City

Pep Guardiola nuk do të largohet nga Anglia. Ai sapo ka renovuar kontratën e tij të re me Manchester City edhe për dy vjet të tjera. Nuk ka vonuar shumë të kontaktoj menjëherë me ish-lojtarin e tij, Lionel Messi, i cili verën e kaluar ishte një hap larg transferimit nga Barcelona. Kontrata e Messit me katalanasit mbaron verën që vjen, dhe sipas klauzolës, ai mund të firmosë një kontratë paraprake për çfarëdolloj klubi jashtë Spanjës pas 1 Janarit. Kështu, Guardiola nuk u kursye dhe tha: “Messi është lojtar i Barcelonës.…

Read More

Me 2 dhjetor, Gjykata Kushtetuese i drejtohet kërkesës së Vetëvendosjes për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë me 2 dhjetor një seancë publike online për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kërkuar që qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese. “Gjykata ka marrë vendim që të mbajë seancë dëgjimore publike më 2 dhjetor 2020 dhe për këtë do të njoftohen së shpejti të gjitha palët e interesit të përfshira në këtë lëndë”, tha Veton Dula, Drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim i Gjykatës Kushtetuese. Seanca mbahet meqenëse deputeti Etem Arifi ishte i dënuar me burg në momentin e…

Read More

Albin Kurti takon virtualisht filozofin Slavoj Žižek

Lideri i partisë më të madhe opozitare aktualisht në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bisedoj në zoom për një orë e gjysmë me filozofin slloven dhe njohësin e mirë të çështjeve historiko-politike në tërë Ballkanin Slavoj Žižek. Më posht mund të lexoni postimin e z. Kurti në llogarinë e tij facebook: Ishte maji i vitit 2009 kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Kishte ardhur për të promovuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe, dhe, me atë rast, ligjëroi për dy ditë mbi pasojat socio-kulturore, politike…

Read More