Albin Kurti takon virtualisht filozofin Slavoj Žižek

Lideri i partisë më të madhe opozitare aktualisht në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bisedoj në zoom për një orë e gjysmë me filozofin slloven dhe njohësin e mirë të çështjeve historiko-politike në tërë Ballkanin Slavoj Žižek.

Më posht mund të lexoni postimin e z. Kurti në llogarinë e tij facebook:

Ishte maji i vitit 2009 kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Kishte ardhur për të promovuar librin e tij të parë në gjuhën shqipe, dhe, me atë rast, ligjëroi për dy ditë mbi pasojat socio-kulturore, politike e filozofike të krizës financiare të asaj kohe. Në qershor të vitit 2011 i ndoqa ligjëratat e tij në shkollën verore të Birkbeck College në Londër.

Me filozofin slloven Slavoj Žižek për një orë e gjysmë bëmë zoom në çështje të ndryshme. Diskutimi ynë lëkundej porsi lavjerrës midis praktikimit të teorive politike dhe teoretizimit të praktikave qeveritare. Žižek është njohës i mirë edhe i historisë e politikës në rajon, si dhe i dinamikave të brendshme të shteteve të Ballkanit. Përvoja nga qeverisja jonë katërmujore dhe perspektiva e rikthimit të afërt, ndryshimet në ShBA dhe sfidat e BE-së, e deri te strategjitë e navigimit dhe ndërhyrjes të së majtës në botë, ishin tema të këtij bashkëbisedimi virtuel. Orientimin, programin dhe qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, përveçse i përkrahë pa rezervë, Žižek njëkohësisht i sheh edhe si modelin adekuat politik e shoqëror për t’u ballafaquar me popullizmin e ekstremit të djathtë që vazhdon të jetë në rritje në kohën tonë. Žižek u zotua për mbështetjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të gjitha format që ai mund të kontribojë.

Ndër librat e tij të shumtë do t’i veçoja: “The Sublime Object of Ideology”, “Tarrying with the Negative: Kant, Hegel, and the Critique of Ideology”, “The Parallax View”, “Less Than Nothing: Hegel and the Shadow of Dialectical Materialism”, “Sex and the Failed Absolute”, dhe, së fundi, “Hegel in a Wired Brain”. Po ashtu, Žižek ka qenë autor e protagonist i disa filmave, ndër të cilët “Žižek!” nga Astra Taylor, dhe “The Pervert’s Guide to Cinema” nga Sophie Fiennes.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s