Dy trupa të plotë 2 mijë vjeçarë, gjenden në Pompei

Arkeologët kanë zbuluar mbetjet jashtëzakonisht të ruajtura mirë të dy burrave të djegur deri në vdekje nga shpërthimi vullkanik që shkatërroi qytetin antik romak të Pompeit në vitin 79 pas krishtit.

Njëri prej burrave mendohet të ishte një njeri me status të lartë, i moshës 30 deri në 40 vjeç, i cili ende mbante gjurmët e një manteli leshi nën qafën e tij.
I dyti, ndoshta me moshë 18 deri 23 vjeç, ishte i veshur me tunikë dhe kishte një numër rruazash të shtypura, duke treguar se ai kishte qenë një skllav që bënte punë të rëndë, kështu ka bërë të ditur Ministria Italiane e Kulturës.

Mbetjet u gjetën në Civita Giuliana, 700 metra në veriperëndim të qendrës së Pompeit antik, në një dhomë nëntokësore në zonën e një vile të madhe që po gërmohej.

“Dy viktimat, të gjetura në ditët e fundit, janë një dëshmi e jashtëzakonshme e mëngjesit të 25 tetorit, kur ndodhi shpërthimi vullkanik. Këto dy viktima ndoshta po kërkonin strehim kur u morën nga llava që mbërriti në Pompei, duke shkatërruar plotësisht pjesën e lartë të qytetit e duke vrarë të gjithë ata që u ndeshën me të”, u shpreh drejtori i parkut arkeologjik.

Pompei, 23 km (14 milje) në juglindje të Napolit, ishte shtëpia e rreth 13,000 njerëzve kur shpërthimi e varrosi atë nën hi, guralecë dhe pluhur, duke e ngrirë në kohë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s