Lajme

Kryetari Ahmeti i kërkon Qeverisë së Kosovës të filloj përgatitjet logjistike për planin e distribuimit të vaksinimit

Kryetari i Prishtines, Shpend Ahmeti në llogarinë e tij facebook ka thënë se të gjitha shtetet janë duke punuar në përgatitjet logjistike për vakcinë.

Andaj, porosia e dozave është vec njëra pjesë. Transporti në -60 gradë dhe logjistika e distribuimit të vakcinave janë sfida që kërkojnë planifikim. “Sipas të gjitha gjasave Gjermania fillon me 15 dhjetor e Britania e Madhe ndoshta edhe më herët. Sipas parashikimeve, në ShBA do të duhen rreth 6-8 muaj që vakcinën ta marrin mjaftueshëm njerëz”, ka shkruar Ahmeti.

Kryetari Ahmeti i ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës se duhet që krahas porosisë menjëherë ta bëj gati edhe planin e distribuimit. Duhet të kërkojë nga komunat që të dorëzojnë plane operative.

Meqenëse nuk do të mund të vakcinohen të gjithë në të njejtën kohë duhet të caktohen procedurat e përdorimit të drejtë me prioritete.

Sasia e cila mund të sigurohet, me prioritet do të duhej të vakcinoheshin: punëtorët shëndetësor, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: