Bajden emëron anëtarët e ekipit presidencial, Blinken sekretar i Shtetit

Presidenti i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden emëroi të hënën anëtarët kyç të ekipit të tij për politikën e jashtme. Kështu, Entoni Blinken do të jetë sekretari i ardhshëm i Shtetit, Xhejk Sallivan do të shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Linda Tomas Grinfilld si ambasadore e Amerikës në OKB. Bajden zgjodhi gjithashtu Alehandro Majorkas si drejtues të Departamentit për Sigurinë e Brendshme dhe ish-senatorin dhe kandidatin e dikurshëm për president, Xhon Kerri si përfaqësues të posaçëm për çështjen e klimës. Bajden emëroi gjithashtu Evrill Hejnes drejtoreshë…

Read More

Kurti e Kosnet takohen virtualisht, bisedojnë për situatën politike në vend

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, z. Besnik Bislimi, sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, dhe dy këshilltaret e tij, znj. Amy Carnie dhe znj. Mia Ter Haar. Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale. Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin, bëhet e ditur përmes faqes…

Read More

Posta e Kosovës me shërbim të ri të “Dërgesave Online”

Posta e Kosovës sot ka nënshkruar një kontratë për një shërbim të ri me konsumatorët, “Dërgesa Online”, duke iu përshtatur nevojave të tregut, zhvillimit të teknologjisë dhe nevojës për ofrimin e shërbimeve të reja. Kontrata u nënshkrua në mes të U.D. Kryeshefit Ekzekutiv, Xhevdet Smakiqi dhe drejtorit të iHeadlth Alkaline L.L.C., Adonis Morina, e cila ka të bëjë me shpërndarjen e dërgesave të blerjeve online që bëhen në Kosovë dhe përmes Postës së Kosovës, ato shpërndahen në të gjithë botën. Ky shërbim u dedikohet kryesisht kompanive të cilat merren me…

Read More

Ministri Zemaj prezanton projektin për ndërtimin e spitalit në Podujevë

Tani podujevës pritet t’i shtohet një projekt i ri, pra ndërtimi i një spitali në këtë komunë. Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një prononcim në facebook ka thënë se sapo kan finalizuar projektin për ndërtimin e spitalit në Podujevë. Spitali pritet ti ketë sipërfaqe rreth 7.700 m2 do të ofrojë shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri. Zemaj ndër të tjera ka shtuar se një ndër arsyet që Llapit i duhet një spital si ky është…

Read More

12 të vdekur dhe 645 raste të tjera me COVID-19, vetëm në Prishtinë 248 raste

1.542 TESTIME, 353 TË SHËRUAR DHE 645 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1…

Read More

Kryeministri Hoti dhe ministrja Dumoshi bën homazhe në nderim të ikonës së muzikës shqipe Ismet Peja

Kryeministri Hoti, i shoqëruar nga ministrja e kulturës Vlora Dumoshi kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës të ikonës së muzikës së mirëfilltë shqipe, Ismet Peja. Më posht lexoni llogarinë e tij facebook: Këngëtari Ismet Peja ka hyrë në historinë artistike të Kosovës. Ne të gjithë jemi rritur me këngët e tij. Sot vërtet është ditë e dhimbshme për familjen e komunitetin artistik. Por, ne do ta kujtojmë gjithmonë me këngët e tij. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovë, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen,…

Read More

Miratohet koncept- dokumenti me qëllim të përmirësimit të sigurisë dhe shëndetit në punë

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar koncept dokumentin për përmirësimin dhe avancimin e legjislacionit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë. Me miratimin e këtij dokumenti do të definohen përgjegjësitë e punëdhënësit në rastet e aksidenteve në punë, mbulueshmëria e punëtorëve pa kontrata të punës në rastet e aksidenteve në punë, rregullimi i përgjegjësive dhe obligimeve në rastet e sëmundjeve profesionale me mekanizmat mbikëqyrës, si dhe hartimin dhe raportimin e aksidenteve dhe të sëmundjeve profesionale në punë.

Read More

Vjosa Osmani përkujton veprën e të ndjerit Xhemajl Mustafa

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot veprën madhore të Xhemajl Mustafës në përvjetorin e vrasjes së tij. Ajo përshkruan të ndjerin Mustafa si njërin ndër personalitetet më të rëndësishme të lëvizjes politike të viteve 90-ta për liri dhe pavarësi. “Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova”, ka shkruar ajo ne llogarin e saj facebook.…

Read More

Edhe Rrjeti i Grave të Kosovës i kërkon kryeministrit Hoti shkarkimin e Selmanajt

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), përmes një letre, dërguar kryeministrit Hoti kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Kosovës Driton Selmanajt. Kujtojmë se Selmanj ishte përfshirë në një debat tejet sensitiv siç është çështja e të pagjeturëve dhe si pasojë e deklarimeve të tija javën e kaluar, tani po kërkohet me ngulm shkarkimi i tij. Më posht mund të lexoni letrën e RrGK-së drejtuar kryeministrit Hoti: I nderuar Kryeministër Hoti, Çështja e personave të pagjetur është çështje e të drejtave të njeriut. Për më tepër, ashtu…

Read More

Vetëvendosje kërkon edhe një herë shkarkimin e Selmanajt

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar sot përsëri shkarkimin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Kosovës Driton Selmanajt, pas debatit që u ngrit me çështjen e të pagjeturëve. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu është prononcuar se deklarimet e Selmanajt janë të papranueshme dhe tregojnë mungesën e respektit ndaj viktimave të luftës. “Qëndrimet e Selmanajt janë përtej qëndrimit tonë për institucionet, përtej marrëdhënies tonë me atë që e quajmë qeveria Hoti se pse çështja e të pagjeturve është dhimbje që prek çdo qytetar të kësaj Republike, përbën shtyllë indentitare të shtetit dhe nuk…

Read More