Presidenti i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden emëroi të hënën anëtarët kyç të ekipit të tij për politikën e jashtme.
Kështu, Entoni Blinken do të jetë sekretari i ardhshëm i Shtetit, Xhejk Sallivan do të shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Linda Tomas Grinfilld si ambasadore e Amerikës në OKB.
Bajden zgjodhi gjithashtu Alehandro Majorkas si drejtues të Departamentit për Sigurinë e Brendshme dhe ish-senatorin dhe kandidatin e dikurshëm për president, Xhon Kerri si përfaqësues të posaçëm për çështjen e klimës.
Bajden emëroi gjithashtu Evrill Hejnes drejtoreshë të inteligjencës kombëtare. Më herët ajo kishte qenë këshilltare për sigurinë në administratën e presidentit Obama dhe më herët gruaja e parë si nëndrejtoreshë e CIA-s./Euronews Albania