Kurti e Kosnet takohen virtualisht, bisedojnë për situatën politike në vend

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, z. Besnik Bislimi, sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, dhe dy këshilltaret e tij, znj. Amy Carnie dhe znj. Mia Ter Haar.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale.

Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin, bëhet e ditur përmes faqes së facebook të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: