Rikthehet “Tom and Jerry”

Viti i ardhshëm rikthen në ekranin e madh të kinemasë, dyshen aq të dashur për fëmijë “Tom and Jerry”. Premiera e filmit real dhe të animuar vjen me 5 mars të vitit të ardhshëm. Tomi dhe Xherri rikthehen në rolet e tyre të përhershme, me asgjë të ndryshuar, me grindjet e zakonshme të maces dhe miut. Filmi i ri, që mban emrin “Tom and Jerry” vjen me animacion, por edhe me personazhe reale, nën regjinë e Tim Story dhe një kast aktorësh si Chlow Grace Moretz, Michael Peña, Rob Delaney,…

Read More

Me medalje presidenciale dekorohen punonjësit shëndetësorë, që humbën jetën nga virusi COVID -19 derisa ofronin shërbime shëndetësore për të tjerët

Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së Presidencës përmes llogarisë së saj facebook ka vendosur të dekoroj post mortem, të gjithë ata punonjës shëndetësorë që humbën jetën gjatë punës së tyre. Posht mund të lexoni statusin e saj ne facebook: Mijëra punonjës shëndetësor u infektuan nga virusi Covid-19, si vija e parë e përballjes me pandeminë. Përderisa shumica i mbijetuan këtij virusi të rrezikshëm dhe menjëherë u kthyen në shërbim të pacientëve, disa prej tyre, për fat të keq, humbën jetën në këtë përballje. Kontributi i tyre, duke dhënë edhe jetën…

Read More

Shifra të frikshme, 13 vdekje dhe 609 raste të reja me COVID-19. Prishtina me 276 raste të reja

1.590 TESTIME, 350 TË SHËRUAR DHE 609 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 350 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.746 raste, kurse numri i…

Read More

Zgjedhjet në Podujevë do ti fiton Shpejtim Bulliqi, kështu thotë sondazhi i Lëvizjes Vetëvendosje

Sondazhi i Lëvizjes Vetëvendosjes me kompaninë UBO tregon se zgjedhjet në Podujevë do t’ i fitoj Shpejtim Bulliqi me shumicën e votave prej 46.8 %. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Besnik Bislimi, në një konferencë për media ka thënë se situata në terren sa i përket zgjedhjeve është më e mirë sesa e jep sondazhi. “Nga 12 deri më 15 nëntor kemi organizuar një sondazh me kompaninë UBO. Situata në terren është më e mirë sesa e jep sondazhi. 88.8 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se Shpejtim Bulliqi është…

Read More

Vërejtje të shumta për fushën e sigurisë në Kosovë, Samedin Mehmeti, ftohet para Komisionit për Siguri

Është ftuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë, ushtruesi i detyrës së Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për t’u përgjigjur rreth vërejtjeve te shumta nga Raporti i Komisionit Evropian për çështjen e sigurisë. Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu sot në mbledhjen e Komisionit për Çështjen e Sigurisë ka kërkuar që në takimin e radhës të ftohet Ushtruesi i Detyrës së Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. “Ne kemi bërë disa herë përpjekje për të ftuar ministrin e rendit, Agim Veliu, dhe e kemi të pamundur ta kemi në komision.…

Read More

Agim Veliut i kërkohet interpelancë në Kuvendin e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu do të ftohet në interpelancë dhe do jap përgjigje në Kuvendin e Kosovës, pas Raportit për Siguri nga Komisioni Evropian. Këtë e bënë të ditur anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Në këtë mbledhje, gjithashtu u vendos që të ftohet për raportim në Komision për Çështje të Sigurisë edhe Ministri i Mbrojtjes Anton Çuni dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku tha se përmes interpelancës do të kërkojnë përgjigje nga…

Read More

Champions League sonte luhet me 8 super-ndeshje për fazën e grupeve

Champions League rikthehet sot me 8 sfida të vlefshme për fazën e grupeve. 16 skuadra do të ndeshen me njëra-tjetrën për të siguruar 3 pikë që do i ndihmojë ato për të kaluar në fazat me eliminim direkt. Sfidat janë të ndara në dy orare në 18:55 dhe 21:00. Në fushë do të zbresin yjet e PSG, Barcelonës, Juventusit si dhe shqiptari Myrto Yzuni që do përballet me Lionel Messin. Krasnodar- Sevilla; Rennes- Chelsea; Dortmund- Club Brugge KV; Dyn. Kyiv- Barcelona, Juventus-Ferencvaros; Lazio-Zenit, Manchester Utd-Basaksehir, Paris SG-RB Leipzig./tvklan.al

Read More

Salih Mustafa mbetet në paraburgim, gjykata refuzon lirimin me kusht.

Gjykatësi i procedurës paraprake në Dhomat e Specializuara në Hagë, Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin me kusht të ish-eprorit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara ku ndër arsyet e refuzimit përmendet se “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe…

Read More