Merret vendim t’u ndahen nga 100 euro pensionistëve dhe 50 euro, qytetarëve të tjerë, të prekur me COVID-19 në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij në facebook, ka thënë se sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është votuar dhe miratuar propozim- vendimi për ndihmën prej 50 EUR për cdo qytetar të Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv, në emër të shërbimeve shëndetësore. Ndërsa për pensionistët e Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv do të ndihmohen me nga 100 EUR. Kryetari Ahmeti ka falënderuar 38 asambleistët prezent në mbledhje që unanimisht e votuan këtë vendim dhe mundësuan që të ndihmojnë qytetarët e prekur me #covid19 në këto…

Read More

Nesër takohen në basketboll Sllovakia vs Kosova

Të enjtën në ora 19:00, do takohen dy skuadra në basketboll Sllovaki -Kosovë, në kuadër të FIBA – Kupa e Botës 2023. Kjo është ndeshja e parë parakualifikuese kundër Sllovakisë, të cilën mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën Artmotion. Kosova në dy ndeshjet e kësaj gare ka shënuar fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut në shtëpi. Kosova gjindet në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun. Ndeshja e radhës Island-Kosovë luhet të shtunën, më 28 nëntor, në ora 16:00.

Read More

Bie numri i të vdekurve në 9 dhe 704 raste të reja me COVID-19

1.651 TESTIME, 391 TË SHËRUAR DHE 704 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar…

Read More

Zemaj thyen rregullin, shpalos planin për ndërtimin e Spitalit në Podujevë, në pranin e kandidatit të LDK-së Nexhmi Rudarit

Praktikë e keqe kjo, e dëmshme dhe njëkohësisht e pandershme, e praktikuar pothujse nga e gjithë kasta politike, tash e 20 vite.Projektet e mëdha po lihen në kohë fushate, dhe kështu po ndodh edhe me Komunën e Podujevës tani. Por, pse po ndodh mashtrimi i madh? Qytetarët si duket e kanë kuptuar se projektet e një komune gjithmonë po kalkulohen me votë dhe asnjëherë me interesin e përgjithshëm të qytetarëve.Kështu ka vepruar sot, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku në praninë e kandidatit të LDK-së për zgjedhjet në Podujevë, Nexhmi…

Read More

Pas 8 ditësh e infektuar me COVID-19, Hoti i uron shërim të shpejt Vjosa Osmanit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, sot, në një bisedë telefonike, i ka uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani. Kryeministri Hoti në llogarinë e tij facebook ka shkruar: Sot, në një bisedë telefonike, i kam uruar shërim të shpejtë Kryetares së Kuvendit dhe ushtrues së detyrës së Presidentes, znj. Vjosa Osmani. E njoftova znj. Osmani se Qeveria e Republikës së Kosovës do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj…

Read More

I vazhdohet paraburgimi edhe 30 ditë, Labinot Grudës dhe Kadri Shalës, të dyshuarve për vjedhjen e 2 milion eurove të thesarit të shtetit

Gjykata e Prishtinës, ka marrë vendimi me të cilën iu ka vazhduar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, dy të dyshuarve, Labinot Gruda dhe Kadri Shala, për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur gjyqtari Musa Kongjeli, i cili tha se masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Grudës është vazhduar me datë 22 nëntor, ndërsa Shalës i është vazhduar me datë 24 nëntor 2020. Kujtojmë se përmes një konference të jashtëzakonshme për media, ministrja e financave Hykmete Bajrami njoftoi opinionin…

Read More