Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes llogarisë së tij në facebook, ka thënë se sot gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është votuar dhe miratuar propozim- vendimi për ndihmën prej 50 EUR për cdo qytetar të Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv, në emër të shërbimeve shëndetësore.
Ndërsa për pensionistët e Prishtinës të konfirmuar #covid19 pozitiv do të ndihmohen me nga 100 EUR.
Kryetari Ahmeti ka falënderuar 38 asambleistët prezent në mbledhje që unanimisht e votuan këtë vendim dhe mundësuan që të ndihmojnë qytetarët e prekur me #covid19 në këto ditë të vështira.