Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar dhe shprehur mirënjohje për popullin amerikanë për ditën që ata festojnë “Ditën e Falenderimeve”.
“Ishte një vit sfidash, dhe në kohëra si këto, ne duhet të jemi mirënjohës dhe t’i falënderojmë ata që na kanë qëndruar pranë nesh, dhe të shprehim falënderim për ato të mira që kemi pasur këtë vit”, thuhet në postimin e Haradinajt në facebook.