Apeli ua vërteton pafajësinë vëllezërve Maloku, të akuzuar për vrasjen e kushërinjëve të tyre. Prokuroria nuk arrin të zbulojë dorasit e krimit

Vëllezërit Besim dhe Blerim Maloku, të akuzuar nga prokuroria në rastin e vrasjes së dy kushërinjve Bahri dhe Shani Maloku, në nëntor të vitit të kaluar ishin liruar nga akuzat për vrasje nga Gjykata e Gjakovës. Ndërsa përmes një komunikate për media, Gjykata e Apelit ka njoftuar se e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë lidhur me lirimin e dy vëllezërve, të cilëve me vendim ua ka vërtetuar pafajësinë. “Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se gjendja…

Read More

Rezulton me sukses reagimi i znj.Osmani. Pezullohet dhe inicohet procedurë disiplinore ndaj atyre që transmetuan fushatën e PDK-së në faqen zyrtare të kuvendit

Reagimi që minuta më parë ka bërë ushtruesja e detyrës së Presidencës dhe njëherit kryetarja e kuvendit znj. Vjosa Osmani lidhur me çështjen e transmetimit të drejtpërdrejt të një aktiviteti të Partisë Demokratike të Kosovës në faqen zyrtare të kuvendit, ka rezultuar pozitiv. Zyra e Sekretatit të Përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës ka dërmarrë masat si në vijim: -Është inicuar procedurë disiplinore për menaxherin e Kontratës; -nga sot, datë 27 nëntor 2020, pezullohet kontrata e shfrytëzimit të shërbimeve nga operatori “Ekonomia Online”, si dhe inicohet kërkesa për kompensimin e dëmit…

Read More

Kryeministri Hoti promovon verën e Suharekës dhe premton t’i përkrahë ata

Në kuadër të Javës së Biznesit Kosovar 2020, kryeministri Hoti ka vizituar verarinë ‘’Agro Kosova Holding ’’ në Suharekë. Përmes një postimi në facebook, Hoti ka përgëzuar pronarin e kësaj ndërrmarrje Aziz Tafa, për këtë investim të bërë, ku 70-80 % e prodhimit të verarisë “Suhareka” del jashtë Kosovës me shënimin “Made in Kosova”. “Deri më tani janë ndarë 270 milionë euro, përfshirë këtu edhe 60 milionë euro të shpërndara më herët. Prej tyre 24 milionë euro në bujqësi, duke dyfishuar subvencionet për hektarë të vreshtave nga 1 mijë, në…

Read More

Kush e keqpërdori faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës ?

Një transmetim i pazakont ka ndodhur sot në web-sajtin zyrtarë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dikush ka transmetuar “live” aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës e cila është në kundërshtim me misionin informues që e ka kjo faqe zyrtare. Ushtruesja e detyrës së Presidencës dhe kryetarja e kuvendit znj. Vjosa Osmani është prononcuar përmes një reagimi. Më posht mund të lexoni reagimin e saj: Sapo jam njoftuar se uebfaqja zyrtare e Kuvendit te Republikës së Kosovës në Facebook ka transmetuar aktivitetin partiak të Partisë Demokratike të Kosovës në…

Read More

12 të vdekur e 764 raste të reja me COVID-19. Prishtina prinë me 319 raste të reja.

1.827 TESTIME, 584 TË SHËRUAR DHE 764 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.827 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 764 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 37.792 raste nga 139.699 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 975 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të…

Read More

Shorti i UEFA-së, Publikohen vazot e grupeve për Kupën e Botës “KATAR 2022”

Janë publikuar sot, në sajtin e FIFA-së, grupet që marrin pjesë në Kupën e Botës në futboll “Katar 2022”. Konkretisht janë publikuar vazot me ekipet që marrin pjesë në garën botërore futbollisitike “Katar 2022”. Me datën 7 dhjetor 2020, në ora 18:00, do të mbahet shorti ku do të konfirmohen grupet e veçanta. Shorti do hidhet përmes një mbledhje virtuale në Zyrih të Zvicrrës. Kosova dhe Shqipëria bëjnë pjesë në vazon me numër 5 dhe 4. Të gjitha ekipet brenda një grupi do të luajnë me njëra – tjetrën dy…

Read More

Me asnjë ministër në sallë, pa kaluar asnjë marrëveshje e projektligj, deputeti i LDK-së, Arben Gashi thotë : “Çka është e rëndësishme çka bohet me Podujevën”.

Qytetarët që kanë parë sot punimet e Kuvendit të Kosovës me të drejtë mund të jenë acaruar. Nuk u miratua asnjë marrëveshje e asnjë projektligj, praktikisht ne pamë ca defilime të disa deputetëve dhe asgjë më shumë. Nuk ishte i pranishëm Kryeministri Hoti e asnjë ministër tjetër i qeverisë së tij. Çka mund të bënin ata tjetër sot?. Pos të flisnin apo të trajtonin nodnjë temë. Me të drejt filluan të debatonin për problemet në Komunën e Podujevës. Por jo të gjithë ishin të gatshëm të flisnin për këtë temë…

Read More

Toyota Supra dhe BMW Z4 kujtohen mbi saldimet e gabuara

Një lajm i keq i mundshëm nëse zotëroni një Toyota Supra ose BMW Z4. Motor1 solli vëmendjen tonë në një fushatë tërheqjeje nga BMW Amerika e Veriut, e cila prek 49 shembuj — 14 Z4 dhe 35 Supra — të makinave të binjakëzuara sportive. Një pjesë e vogël e makinave të ndërtuara midis prillit 2019 dhe korrikut 2020 kanë potencialisht saldime të rezervuarit të karburantit, të cilat mund të çojnë në rrjedhje, dhe ndoshta zjarr. Si ilaç, BMW do të zëvendësojë rezervuarët e karburantit në të gjitha makinat e prekura.…

Read More

Ministri Veliu bojkoton paraqitjen para Kuvendit të Kosovës për të dytën herë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës nuk ka merr pjesë në interpelancë. Në rend dite ishte paraparë si pikë e rendit të ditës interpelanca e ministrit Veliu, sipas  kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku nga LVV-ja, mbështetur edhe nga 5 deputetë të tjerë, në lidhje me shmangien për të raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Deputetja Kollçaku e ka quajtur të papërgjegjshëm ministrin Veliu. “Propozoj që ky Kuvend të kërkojë nga MPB-ja që brenda 2 javësh…

Read More

Coca-Cola gurgullon në Korenë e Veriut, por a është e njëjta gjë? Zakonisht JO

Coca-Cola është ndoshta marka më e njohur në botë, një simbol pothuajse i pashmangshëm i tërheqjes globale të kulturës konsumatore të stilit Amerikan. Ka vetëm dy vende në botë ku Coca-Cola nuk funksionon zyrtarisht, dhe njëri prej tyre është Koreja e Veriut. Por edhe Korea e Veriut po zhvillon një shije mjaft të mirë për kola – megjithëse shishet e etiketuara kuq e bardhë ka të ngjarë të mos jenë saktësisht e njëjta gjë dhe shija e tyre ngjason pak me shijën e zakonshme. Koreja e Veriut dhe Kuba janë…

Read More