Reagimi që minuta më parë ka bërë ushtruesja e detyrës së Presidencës dhe njëherit kryetarja e kuvendit znj. Vjosa Osmani lidhur me çështjen e transmetimit të drejtpërdrejt të një aktiviteti të Partisë Demokratike të Kosovës në faqen zyrtare të kuvendit, ka rezultuar pozitiv.
Zyra e Sekretatit të Përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës ka dërmarrë masat si në vijim: -Është inicuar procedurë disiplinore për menaxherin e Kontratës; -nga sot, datë 27 nëntor 2020, pezullohet kontrata e shfrytëzimit të shërbimeve nga operatori “Ekonomia Online”, si dhe inicohet kërkesa për kompensimin e dëmit të shkaktuar lidhur me integritetin institucional dhe imazhin e kuvendit.
Zbatimi i këtyre masave fillon menjëherë, thuhet në një status të faqes zyrtare të kuvendit.
Znj. Osmani përmes kërkimit të llogaridhënies ka filluar të vëjë hapa të sigurtë ndaj asaj që quhet – përgjegjshmëri institucionale.