16 të vdekur e 626 raste të reja me virusin COVID-19

1.505 TESTIME, 673 TË SHËRUAR DHE 626 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.505 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 626 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me COVID-19. Numri total i rasteve pozitive është 39.057 raste nga 142.769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.005 raste të vdekjes. Komuna Prishtinë shënon 237 raste.

Read More

Çarshia e Gjilanit bëhet me pllaka falenderuese ndaj shteteve që ndihmuan Gjilanin dhe Kosovën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ndjek shembullin e Bulevardit të Famës në Hollywood me vendosjen e emrave në pllaka falenderuese për të ruajtur famën publike të personave me ndikim dhe rëndësi. Haziri në një postim në llogarinë e tij facebook ka thënë se në kuadër të festave të nëntorit, në Çarshinë e Gjilanit ka vendosur pllaka falenderuese për shtetet që e kanë ndihmuar qytetin e Gjilanit dhe Kosovën. “Në kuadër të festave të nëntorit, në Çarshinë e Gilanit i kemi vendosur pllakat falënderuese për shtetet që e kanë…

Read More

Haradinaj kujton 8 vite pas, lirimin e tij nga Haga

Kreu i AAK-së, sot është kthyer 8 vite pas. Ai me krenari e kujton se pas një procesi të gjatë gjyqësorë, u lirua si i pafajshëm nga gjykata e Hagës. Më posht lexoni postimin e tij ne facebook: Tetë vite më parë u dëshmua për të dytën herë pastërtia e luftës së UÇK-së, e imja dhe bashkëluftëtarëve të mi. Populli i Kosovës pas gati një shekull dhune sistematike, kapi pushkët në mbrojtje të jetës dhe tokës së tij. Pastërtia e luftës së UÇK-së, mori përkrahjen e mbarë botës demokratike në…

Read More

Agim Veliu akuzohet se po i keqpërdorë veturat e shtetit

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Podujevë, akuzon ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliun, ish kryetar i Podujevës, që po keqpërdorë veturat e MPB-së për procesin e zgjedhjeve në këtë komunë. Sipas Lëvizjes Vetëvendosjes, në shkolla të ndryshme të Podujevës deri më tani janë parë 16 vetura të MPB-së, të cilat sipas Vetëvendosjes, por keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut. “Resurse dhe mekanizma të ndryshme shtetore po keqpërdoren nga LDK për t’i arritë qëllimet e tyre. Veturat e MPB nën direktivat e Agim Veliut janë kthyer në shërbim…

Read More

Deri në orën 11, në Komunën e Podujevës kanë votuar 8.27% e votuesve dhe 12.62% në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Në një konferencë për media, është prononcuar, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila tha se deri tani procesi i votimit në dy komunat që sot votohet ka shkuar normalisht. “Ju njoftoj se deri në këto momente që po flasim, procesi zgjedhor në këto dy komuna është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur deri më tani ndonjë lajmërim për parregullësi gjatë votimit”, ka thë znj. Daka. Gjithashtu, Daka ka njoftuar edhe për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje, ku tha se deri në orën 11:00 në Komunën…

Read More

Prokurori i Shtetit: Do të reagojmë nësa ka pengim të procesit të votimit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot, për kryetarë të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm, janë të angazhuar prokurorë kujdestarë, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut. Prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit. Prokurori i Shtetit, me qëllim…

Read More

LVV, vëzhguesi i saj në Metehi nuk u lejua të hyjë në Qendër të Votimit

Me anë të një postimi në Facebook, dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, ka njoftuar se Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi nuk u lejua të hyjë. Postimi o plote “Menaxheri i Qendrës së Votimit në Metehi (1830e), e ndalon vëzhguesin e LV-së pa arsye dhe nuk e lejon të hyjë ta kryej detyrën që i është dhënë si vëzhgues. Lëvizja VETËVENDOSJE! fton organet kompetente të merren me rastin sa më parë.”

Read More

Meçi Mike Tyson dhe Roy Jones, Gjithçka e barabartë

Ka përfunduar meçi madh ndërmjet Mike Tyson dhe Roy Jones, duel ky që i takoi kategorisë së rëndë në boks. 54 vjeçari, Tyson u rikthye për të treguar një luftë të fortë me kundërshtarin e tij 51-vjeçar, Roy, meç ky që u mbyll me barazim, shkruan IndkesOnline Ky meç u zhvillua me 8 runde nga 2 minuta, ku në fund të dy boksierët dolën të shëndetshëm dhe ‘luftën’ e vendosën me barazim. Kujtojmë se takimi u zhvillua në Los Angeles, pa tifozë si shkak i pandemisë.

Read More

Fillon procesi zgjedhor në Podujevë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës Veriore, raporton IndeksOnline.“Sipas raportimeve të komisioneve të zgjedhjeve në këto dy komuna, njoftojmë se janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit. Në komunën e Podujevës të drejtë votë kanë mbi 87 mijë qytetarë ndërsa në Mitrovicën Veriore mbi 23 mijë”, ka thënë Elezi.Ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat anti-Covid

Read More