Publikohet dosja e plotë, mbi 200 faqe për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Një dosje prej 235 faqesh, është publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara në Hagë. Dosje kjo që përmbanë, vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte. I njëjti vendim është marrë më 26 tetor të vitit 2020, por që është publikuar një muaj më pas, saktësisht më 30 nëntor (sot). Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë,…

Read More

Naim Fetahu uron fituesin e zgjedhjeve në Podujevë, Shpejtim Bulliqin

Naim Fetahu, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e Komunës së Podujevës ka bërë gjestin e duhur në pluralizëm, duke uruar fituesin e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës, Shpejtim Bulliqin. “E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë”, ka shkruar në rrjetin social Fetahu. Fetahu, falenderon të gjithë ata që i dhanë rastin të shpalosë ofertën për Podujevën. “U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më…

Read More

Qeveria ndanë shtesat për stafin shëndetësor

Sot, janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor. Kështu ka njoftuar kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili përmes postimit në facebook ka bërë të ditur se për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor. “Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro…

Read More

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e thotë për të disatën herë: Projektligji për rimëkëmbje brenda kësaj jave

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e kryesisë, një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në komunën e Podujevës. Arben Gashi nga kjo parti, tha se temë diskutimi ka qenë projektligji për rimëkëmbje ekonomike, i cili sipas tij këtë javë kalon në Kuvendin e Kosovës. Isa Mustafa mblodhi vartësit e tij në këtë mbledhje vetëm një ditë pasi LDK e humbi komunë të cilën e ka udhëhequr për 20 vjet. Gashi ka theksuar se do të analizojnë shkaqet e humbjes në Podujevë, që sipas tij, është bërë një shkëputje e elektoratit…

Read More

Nga 1 dhjetori, trafiku urban falas

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se trafiku urban do jetë falas për një muaj rresht me fillim nga data 1 dhjetor. Ahmeti shtoi se masat për COVID-19 do mbeten në fuqi për të gjithë ata që udhëtojnë më autobusë. “Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë,” ka shkruar…

Read More

Kalohet edhe një seancë në kuvend pa ndonjë miratim projektligjesh apo raportesh

Sot, Kuvendi i Kosovës, nën udhëheqjen e nënkryetares Arbërie Nagavci, mbajti seancën e radhës, duke proceduar me pikat e rendit të ditës. Por, në mungesë të kuorumit, për projektligjet që ishin në rend dite dhe për (PKZMSA) 2020-2024, nuk pati vendimmarrje. Gjithashtu, në mungesë të kuorumit edhe për raportet e rendit të ditës nuk pati vendimmarrje. Fare në fund, në mungesë të kourumit seanca ndërpreu punimet duke mos shqyrtuar emërimin e Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, si dhe duke mos hyre në procedurën e zgjedhjes…

Read More

Kryetari Ahmeti ndarjen e 2 milion eurove e quan “hajgare”. I krahason me pagat e deputetëve dhe vjedhjen e thesarit të shtetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mirëpritur ndihmën prej 2 milion eurove, që Qeveria e Kosovës i ndau sot për bizneset. Por, në anën tjetër, Ahmeti e ka konsideruar si “pak hajgare” këtë punë. Ndihmën prej 2 milion eurosh e ka krahasuar me pagat e deputetëve, shpenzimet e reprezentaconit, shpenzimet gjyqësore dhe vjedhjen nga thesari i shtetit. Postimi i z. Ahmeti më poshtë: Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike. E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se…

Read More

Qeveria ndanë 2 milion euro për 165 biznese

Ndahen 2 milionë euro për 156 biznese nga programi për rimëkëmbje ekonomike. Në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, përkatësisht masa 8, u ndanë 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për financimin e projektit në kuadër të skemës së granteve. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë kësaj ceremonie, Hoti tha se së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë…

Read More

Pas fitores në Llap, Kurti: Komuna e qytetarëve, jo e komunarëve

Kryetari i Vetevendosjes Albin Kurti, përmes një mesazhi në Facebook, ka uruar qytetarët llapjanë, për zgjedhjen që bënë që në 9 muajt e ardhshëm t’i qeverisë Shpejtim Bulliqi. Postimi i z. Kurti: Bashkatdhetarët tanë dikur kanë mërguar jashtë Kosovës për shkak të të këqijave të shtetit okupator serb. E, ka kohë që shqiptarët po shpërngulen për shkak të pushteteve tona të këqija. Ama së fundmi, ata kanë nisur ta përjetojnë këtë si një ikje nga vetja, si një deformim nga stërzgjatja. Në shekullin XX, gjyshi e babai ishin “gastarbeiterë”, e…

Read More

Skandaloze: Pas orës 12, të datës 30 nëntorë, Ministria e Arsimit thotë se me 30 nëntorë punohet

Qeveria, respektivisht institucionet vartëse të saja vazhdojnë ta surprizojnë për keq qytetarin e këtij vendi. Në zhargonin e përditshëm mund ta quajmë “skandal”, por ja që bëhet fjalë për ministrinë që në vetvehte ka mision arsimimin e brezave. Buja e madhe që u bë lidhur me ditën e hënë, 30 nëntorë, se a do ketë apo jo mësim, Ministria e Arsimit vjen me vonesë, me një njoftim tek pas orës 12, të datës 30 nëntorë, pikërisht për datën 30 nëntorë. Njoftimi i Ministrisë së Arsimit thotë se dita e hënë…

Read More