Sot, Kuvendi i Kosovës, nën udhëheqjen e nënkryetares Arbërie Nagavci, mbajti seancën e radhës, duke proceduar me pikat e rendit të ditës.
Por, në mungesë të kuorumit, për projektligjet që ishin në rend dite dhe për (PKZMSA) 2020-2024, nuk pati vendimmarrje.
Gjithashtu, në mungesë të kuorumit edhe për raportet e rendit të ditës nuk pati vendimmarrje.
Fare në fund, në mungesë të kourumit seanca ndërpreu punimet duke mos shqyrtuar emërimin e Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, si dhe duke mos hyre në procedurën e zgjedhjes së Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.