Kryetari Ahmeti ndarjen e 2 milion eurove e quan “hajgare”. I krahason me pagat e deputetëve dhe vjedhjen e thesarit të shtetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mirëpritur ndihmën prej 2 milion eurove, që Qeveria e Kosovës i ndau sot për bizneset. Por, në anën tjetër, Ahmeti e ka konsideruar si “pak hajgare” këtë punë. Ndihmën prej 2 milion eurosh e ka krahasuar me pagat e deputetëve, shpenzimet e reprezentaconit, shpenzimet gjyqësore dhe vjedhjen nga thesari i shtetit.

Postimi i z. Ahmeti më poshtë:

Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.

  • Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.
  • Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.
  • Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.
  • Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.

E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.

Vendosni edhe me shku në zgjedhje vec me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: