Deputeti nga minoritetet, Rasim Demiri i bashkohet Grupit Parlamentarë të AAK-së

Rasim Demiri, deputet nga radhët e minoriteteve i është bashkuar sot Grupit Parlamentar të AAK-së. Kështu bëri të ditur, në një postim në facebook, shefi i Grupit Parlamentarë të AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj, ardhjen e deputetit Demiri, e uroi me këtë postim: “Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri. Na priftë e mbara!”.

Deputeti Demiri vjen nga partia Vakat, që është e komunitetit goran. Ai bënte pjesë në Grupin Parlamentar të 6+, por pas bashkimit të Veton Berishës në Nisma, grupi u shpërbë.

Ditë më parë, nga 6+ doli edhe deputeti Adem Hoxha që iu bashkua Listës Serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: