Osmani nis procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale me emrin e Dr. Ibrahim Rugovës

Ushtruesja e detyrës së Presidencës, njëherit edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka bërë të ditur sot se ka inicuar procedurat për themelimin e Bibliotekës Presidenciale, e cila do ta ketë emrin e Dr. Ibrahim Rugovës. Emri i Dr. Rugovës do i asoconte përshtatshmërisht veprimtarisë shkencore si doktorë dhe hulumtues siç ishte në fushën e letërsisë. Osmani, tha se një gjë të tillë po e bën në kujtim të ditëlindjes së presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Ajo ka shtuar se krahas akteve presidenciale, vendimeve, dekreteve, dhuratave,…

Read More

Orca: Gjakova del e dyta me integritet akademik

Sipas një raporti të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, del i dyti për nga cilësia e integritetit akademik të stafit mësimdhënës në programet e akredituara të Fakultetit të Mjekësisë, Filologjisë dhe Edukimit. ORCA sot ka publikuar raportin për integritetin akademik dhe publikimin shkencor në Universitetin e Gjakovës duke shfrytëzuar teknologjinë e cila mundësoi që një ngjarje e tillë të mbahet në rrethana të pandemisë. “Nga 26 profesorë në Universitetin e Gjakovës në programet aktive të akredituara, 17 prej tyre apo 65% nuk i…

Read More

Pavarësisht masave të Qeverisë Hoti, numri i vdekjeve mbetet i njëjtë, me raste edhe i rritur

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 14 raste të vdekjes dhe 555 raste të reja, të infektuar me COVID -19. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.340 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 555 raste pozitive. Kështu ka bërëtë ditur IKSHPK-ja. Deri tani, numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të…

Read More

PDK propozon mbi 400 milionë euro ndihma direkte për qytetarët dhe bizneset

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë sot se PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për ta votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ku janë futur propozimet e PDK-së të cilat ndihmojnë punëtorët e sektorit privat dhe bizneset me mbi 400 milionë euro buxhet. Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës tanimë ka propozuar katër masa konkrete, të cilat, nëse pranohen nga qeveria, Partia Demokratike e Kosovës do ta votoj ligjin e rimëkëmbjes ekonomike. Kryetari në detyrë…

Read More

Vjosa Osmani i kthehet punës pas izolimit dyjavor nga virusi COVID-19

Ushtruesja e detyrës së Presidencës, Vjosa Osmani i është kthyer punëve të përditshme në presidencë, pas izolimit dyjavor nga virusi Covid-19. Postimi i saj në facebook më posht: Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdoku. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve.Covid-19…

Read More

22 vite më pas, Haradinaj kujton veprimtarët e shquar: Hyzri Tallën, Ilir Durmishin dhe Afrim Maliqin

Janë bërë sot plotë 22 vite që kur u vranë tinëzisht veprimtarë dhe intelektual të shquar siç ishin: Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot me pranin e tij veprën e tyre në vendin ku ata u vranë, me 2 dhjetor të vitit 1998 në afërsi të Qendrës Studentore në Prishtinë. “Njëzetedy vite më parë, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, ranë heroikisht në kërkim të lirisë.Një jetë në shërbim të Atdheut, ata u bën frymëzim për vazhdimin e luftës deri…

Read More

Qeveria Hoti në “letargji”, gjithçka me vonesë

Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, për kundër faktit se është premtuar shumë më heret, nuk po arrinë kurrsesi të kaloj ne kuvend, ky ligj është cilësuar si shumë i nevojshëm nga njohësit e qështjeve ekonomike.Kosova, si shumë vende të botës, është prekur nga mbyllja për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kjo ka bërë që aktiviteti ekonomik të bjerë ndjeshëm.Ishte miratuar një pako emergjente nga ish Qeveria Kurti, ku kishin përfituar ndihmë financiare shumë biznese, kryesisht në pagesat e punëtorëve dhe një pjesë të qirasë, pas ardhjes në krye të qeverisë, Avdullah…

Read More

Qeveria e kosovës ndanë 20 milion euro për të akuzuarit e Gjykatës Speciale . Këtu përfshihet edhe kompensimi në rast se ata shpallen të pafajshëm

Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë kanë ndarë tanimë një shumë të parave prej 20 milion euro për mbrojtjen e të akuzuarëve në Gjykatën Speciale në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Drejtësisë Selim Selimi në një intervistë për kallxo.com. Ministri Selimi, ka thënë se deri tani janë ndarë shtatë milionë euro për mbrojtje të të akuzuarve potencialë në Gjykatën Speciale dhe 13 milionë rezervë. Ai gjithashtu tha se lidhur me ndihmën ndaj të akuzuarëve potencial ka nënshkruar tri udhëzime administrative. Nga ky fond…

Read More