1.510 TESTIME, 543 TË SHËRUAR DHE 627 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.510 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 627 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 22 raste të vdekjes.
Komuna e Prishtinë ka rezultuar me 286 raste të reja.