Obama, Bush dhe Clinton dalin vullnetarë të marrin vaksinën kundër COVID-19

Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama, George W.Bush dhe Bill Clinton kanë konfirmuar se do të dalin vullnetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në mënyrë që të demonstrojnë sigurinë e vaksinës tek populli. “Ndoshta do të dal në televizor duke u vaksinuar, vetëm që populli ta dijë se unë kam besim tek shkenca”, ka thënë Obama. Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga coronavirus për të dytën ditë radhazi në Shtetet e Bashkuara teksa sistemi shëndetësor përgatitet për atë që e ka cilësuar si “sezonin më të rrezikshëm të vitit.…

Read More

Mbi 104 mijë persona në Kosovë pritet t’i marrin nga trusti 10 euro dhe mbi 212 mijë persona do marin nga 10 deri 100 euro

Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili kaloi sot në tentimin e shtatë në Kuvendin e Kosovës, për një pjesë të shoqërisë sonë, fatkeqsishtë nuk do jetë i kënaqshëm. Kjo për faktin se Kosovën më shumë e përbëjnë, të varfërit, të papunët se sa të pasurit dhe të punësuarit. Me këtë ligj, që sot u miratua është bërë e mundur edhe tërheqja e 10% të parave të kursyera nga qytetarët e vendit në Trustin Pensional të Kosovës. Do të thotë, persona që kanë deri në 10 mijë euro, mund t’i tërheqin…

Read More

Kosova dhe Shqipëria bëhen bashk për të ndihmuar shqipëtarët në Malin e Zi

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj ka dhënë një lajm tejet të mirë për shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi. Takimi në mes ministrit, Gent Cakaj dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla rezultoj me arritjen e një marrëveshje për fillimin e punës për ngritjen e fondit ndër-shtetëror për mbështetje të shqiptarëve në Mal të Zi. Postimi i plotë i Gent Cakajt: URIME MË NË FUND : Kosova e Shqipëria tashmë kanë lidhur marrëveshjen për fillimin e punës për ngritjen e fondit…

Read More

Vetëvendosje me mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së

Përmes, një njoftimi në facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të inicoi mocion për shkarkimin e Bordit të RTK-së. Ata e kundërshtojnë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm, duke e konsideruar si të kundërligjshme. Më posht, postimi i LVV-së: Mocion përmbajtësor për shkarkimin e Bordit të RTK-së Sot, Grupi Parlamentar i Lëvizje VETËVENDOSJE! ka dorëzuar kërkesën për mocion përmbajtësor në lidhje me gjendjen në RTK dhe shkarkimin e Bordit të drejtorëve të RTK-së. Detyrë parësore e Bordit është të sigurojë mbarëvajtjen e RTK-së me përmbushjen e misionit të saj dhe me qendrueshmëri…

Read More

Ligji i miratuar i “rimëkëmbjes”, po konisderohet diskriminues në: Ata që kanë deri 10 mijë euro në Trust do të rimbursohen, të tjerët jo.

Kuvendi i Kosovës, më në fund miratoi Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike e që po konsiderohet edhe diskriminues. Të premten, 72 deputetë votuan pro në shqyrtimin e dytë të ligjit që ishte iniciuar para gjashtë muajsh. Përveç votave të partive në pushtet, pro këtij ligji votuan edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Qeveria nuk i kishte votat deri tash kur mori përkrahjen e PDK-së, duke pranuar edhe kushtet e saj. E një prej kushteve të PDK-së që u fut si amendament në ligj, është edhe ajo që personat që tërheqin…

Read More

Hoti ka pritur sot në takim Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj

Kryeministri i Kosovës, ka njoftuar se ka pritur në takim Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj. Hoti thot të kenë biseduar për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, për procesin e dialogut Kosovë –Serbi si dhe çështje të tjera në interes të të dyja vendeve. “U pajtuam se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Nënvizova edhe një herë se në këtë proces nuk mund të ketë marrëveshje…

Read More

Hoti falenderon deputetët që votuan pro Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike

Pas gjashtë tentimeve, të shkuara huq, sot me rastin e votimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cila kaloi me 72 vota për, kryeministri Hoti ka falenderuar deputetët të cilët sot kontribuan që të kaloi ky ligj. “U jam mirënjohës dhe u falenderohem të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët besuan dhe e mbështetën Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike të Qeverisë së Kosovës.Nga ky ligj, qytetarët dhe bizneset do ta ndjejnë përkrahjen direkte të Qeverisë, që bashkërisht t’i kalojmë sa më lehtë pasojat e shkaktuara nga #COVID19“,…

Read More

Me vonesë, por kalon Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19 në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur sot. Ky projektligj ka arritur të miratohet me 72 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Votat qeverisë për ta kaluar këtë projektligj ia siguruan deputetët e PDK-së, të cilët propozuan katër amandamente shtesë. Përmes këtij projektligj mes të tjerash parashihet tërheqja e 10 për qind të kursimeve të tyre pensionale në  Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust. Ligji në fjalë ishte proceduar nga qeveria që nga vera,…

Read More

Shtrohet për debat Ligji i Rimëkëmbjes, VV nuk merr pjesë në votimin e tij

Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu me fillimin e senacës plenare është deklaruar se Vetëvendosje nuk merrr pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, seancë kjo e cila është thirrur si e “jashtëzakonshme”. Ai në fjalimin e tij, tha se sot kemi përpara një pako me një fond ku nuk specifikohet asgjë dhe rrjedhimisht Qeveria tenton të vendos ad-hoc, kujt t’i jap ato para e kujt jo. “Sot ju na vini me një pako, me të cilin shtyheni në mes vete, pra LDK dhe PDK, me një fond…

Read More

Facebook pritet të fshijë postimet e rrejshme për vaksinën kundër COVID-19

Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19. Këto masa merren në kuadër të përpjekjeve të kësaj kompanie për të luftuar dezinformimin në platformën e saj. Gjigandi i mediave sociale, rregullisht heq informacione të pasakta dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me virusin, dhe që nga tetori ka ndaluar reklamat që dekurajojnë njerëzit të marrin vaksinën, përmes së cilës synohet t’i jepet fund pandemisë. “Kjo mund të përfshijë pretendime të rreme në lidhje me sigurinë, efikasitetin, përbërësit ose efektet anësore të vaksinave”,…

Read More