Hoti ka pritur sot në takim Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj

Kryeministri i Kosovës, ka njoftuar se ka pritur në takim Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj. Hoti thot të kenë biseduar për aktualitetin politik në Kosovë, Shqipëri dhe në rajon, për procesin e dialogut Kosovë –Serbi si dhe çështje të tjera në interes të të dyja vendeve.

“U pajtuam se dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura midis Kosovës dhe Serbisë. Nënvizova edhe një herë se në këtë proces nuk mund të ketë marrëveshje parciale, por vetëm një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me njohje reciproke në kufijtë aktual. Me ministrin Cakaj, rikonfirmuam përkushtimin e të dyja vendeve tona për të qenë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon “, tha Hoti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: