Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avudllah Hoti, u ka uruar sot besimtarëve të krishter natën e Shën Nikollës (Shënkolli).
Postimi i tij:
Besimtarëve të krishter, dhe të gjithë atyre që e festojnë natën e shën Nikollës (Shënkollit), ua urojmë këtë festë të ngrohtësisë dhe afërsisë familjare, festë të flijimit e sakrificës dhe mbi të gjitha festë e bamirësisë dhe kujdesit për të varfër dhe për nevojtarë. Zoti ju bekoftë dhe ju ruajt të gjithëve!