JLo thot se nuk përdorë kurrë botoks

Jennifer Lopez është e njohur për këngën, vallëzimin dhe aktrimin. Ajo është bërë gjithashtu një ikonë bukurie për shkak të lëkurës së saj të përsosur. 51-vjeçarja ka folur për rutinën e saj të lëkurës për vite me radhë, ndërkohë që po lançon linjën e saj të produkteve të kujdesit për lëkurën, JLo Beauty.

Ajo ka deklaruar se ajo kurrë nuk ka përdorur botoks në jetën e saj, pavarësisht bukurisë së saj që nuk njeh moshë.

Gjatë një interviste në Zoom, këngëtarja dhe aktorja 51 vjeçare tha: “Deri më sot, unë kurrë nuk kam përdorur botoks. Unë nuk jam ai lloj personi. Unë nuk kam asgjë kundër atyre që e bëjnë atë, thjesht nuk është për mua”.

Pikërisht për këtë arsye, Jennifer Lopez tani ka krijuar gamën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, JLO Beauty:

“Unë preferoj shumë një qasje natyrale ndaj kujdesit të lëkurës, prandaj dua që produktet e mia të funksionojnë. Dua produkte që me të vërtetë ndihmojnë, sepse nuk dua që në ndonjë moment të përdor gjilpëra. Nuk jam duke thënë se një ditë mund të mos e mendoj, por tani për tani nuk e kam menduar kurrë”- tha ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: