Nesër magjia e futbollit. Barcelona pret Juventusin në Camp Nou

Për adhuruesit e futbollit, nesër në fushë kemi mundësinë të shohim futboll kualitativ përmes dyshës së famshme Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Nesër Blaugranët e Barcelonës presin Bianconerët e Juventusit në ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja do të zhvillohet në Camp Nou, me fillim në orën 21:00. Momentalisht, Barcelona kryeson me 15 pikë, duke u rënditur i pari në grup, pastaj Juventus me 12 pikë, Dynamo kyiv me 1 pikë dhe Ferencvaros me 1 pikë.

Read More

Si është e mundur? Hoti nuk njofton Bekim Jasharin për vizitën e Petar Petkoviq në manastirin e Bajës së Skenderajt

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se nuk ka qenë i informuar për vizitën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në manastirin e Bajës, në Skenderaj. Përmes një postimi në Facebook, Jashari ka kritikuar Zyrën e Kryeministrit Hoti dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për moskoordinim. “Si Kryetar i Komunës së Skenderajt, nuk kam qenë i njoftuar nga niveli qendror i qeverisjes, gjegjësisht Qeveria e Republikës së Kosovës për këtë vizitë. Në lidhje me këtë vizitë është dashur që Zyra e Kryeministrit dhe…

Read More

VV thërret në interpelancë Armend Zemajn lidhur me mungesën e oksigjenit

Lëvizja Vetëvendosje ka inicuarë interpelancë me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj për oksigjenin nga kompani të palicencuara. Më posht postimi i LVV-së: Mungesa e oksigjenit medicional nëpër institucionet publike shëndetësore, qendrore dhe regjionale si dhe furnizimi me oksigjen nga kompani të palicencuara e kanë shtruar urgjencën e interpelancës me Armend Zemajn, ku edhe duhet të jap llogari në Kuvend para qytetarëve të Republikës. Interpelanca është thirrur në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga deputeti Fitim Uka.

Read More

Pedagogu Kraki: Nëse vazhdon Qeveria Hoti, Kosovën duhet me mbyll, nuk ka logjikë që ajo të vazhdojë

Nezir Kraki, pedagog në Universitetin e Parisit, analizon situatën politike në Kosovë, ku koalicioni qeverisës i kryeministrit Hoti duket në krizë edhe nga rezultatet e fundit zgjedhore. Analisti, pedagogu Kraki lidhur me situatën politike në Kosovë ka thënë në një emision televiziv në Shqipëri se Kosova momentalisht ka një qeveri të përgjumur dhe vetëm zgjedhjet e parakohshme do të ishin ato që do ta kthenin legjitimitetin e pushtetit në Kosovë. “Nëse vazhdon Qeveria Hoti, shtetin e Kosovës duhet me mbyll, nuk ka asnjë logjikë që ajo të vazhdojë. Kjo është…

Read More

Këto do të jenë grupet që do të marrin pjesë në “Kupa e Botës, Katar 2022”

Në kuadër të kualifikimeve për “Fifa World Cup Qatar 2022”, do të jenë: Kosova bën pjesë në Grupin B, ndërsa kundërshtarët e saj në këtë grup do të jenë: Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia. Më posht sjellim grupet e plota: Group A: Portugalia, Serbia, Rep e Irlandes, Luxembourgi, Azerbaixhani Group B: Spain, Suedia, Greqia, Gjeorgjia, Kosova Group C: Italia, Zvicra, Irelanda e Veriut, Bullgaria, Lituania Group D: Franca, Ukraina, Finlanda, Bosnia, Kazakhstan Group E: Belgjika, Uelsi, Republika e Cekise, Bjellorusia, Estonia Group F: Danimarka, Austria, Skocia, Izrael, ishujt Faroe ,…

Read More

Fillon ndërtimi i shumpritur i ujësjellësit për 11 fshatrat e Komunës së Klinës

Këtë lajm, kishin kohë që prisnin qytetarët e Komunës së Klinës, pasi kishin kohë të gjatë probleme me ujë të pijshëm. Më në fund qytetarët e  11 fshatrave të Klinës, do të kenë mundësinë për furnizim me ujë ashtu sikurse çdo banor tjetër i Kosovës. Kjo pasi që tashmë ka filluar ndërtimi i ujësjellësit për 11 fshatra të Klinës e që kap shumën e afro 1 milion e 500 mijë euro. Marrëveshja është arritur midis kësaj komune dhe Qeverisë zvicerane. Lajmi e mirë e ka bërë të ditur kryetari i…

Read More

Abrashi e merr vendimin: Ndalon panot reklamuese në rrugët e Kosovës

Arban Abrashi, Ministri i Infrastrukturës ka marrë vendimin për heqjen e të gjitha panove reklamuese të bizneseve të vendosura në autoudhët, rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës. Po ashtu me këtë vendim, Abrashi ka revokuar të gjitha pëlqimet që janë lëshuar më herët nga Ministria e Infrastrukturës. “Revokohen të gjitha pëlqimet e lëshuara nga Ministria e Infrastrukturës, për vendosjen e panove reklamuese në mbikalime, ura dhe tunele në autoudhët dhe rrugët nacionale dhe rajonale të Republikës së Kosovës, të cilat janë në kundërshtim me paragrafin 1.1 dhe 1.6…

Read More

19 vite pas, kur Albin Kurti u lirua nga Burgu famkeq serb i Nishit

Qysh 19 vite më parë Albin Kurti ishte liruar nga Burgu famkeq serb, nga ai i Nishit, më saktë, 7 dhjetor 2001. Në moshë të re, burgosja dhe maltretimi ndaj tij filloj nga Burgu i Prishtinës, tek ai i Lipjanit, Pozharevcit, e deri tek ai, burgu famkeq i Nishit. Ai, me të mbërritur në Kosovë dha një deklaratë për mediat. Kurti, emocionalisht i mërzitur, deklaron para mediave se ka ndodhur ajo që më së paku ka dashur të ndodhte, sepse ishte liruar i vetëm. Sipas tij Serbia e përdori lirimin…

Read More

IKShPK njofton për 14 të vdekur e 519 raste të reja me virusin Covid -19 në Kosovë

926 TË SHËRUAR DHE 519 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.407 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 519 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Komuna e Prishtinës prinë me numër të rasteve prej 215 raste.

Read More