Shpejtim Bulliqi edhe zyrtarisht ka marrë postin e kryetarit të Komunës së Podujevës, sot në një ceremoni solemne para këshilltarëve komunalë atje.

“Kam emocionin dhe nderin e veçantë që iu drejtohem juve, qytetarëve të Podujevës që më dhatë besimin për të sjellë ndryshimin”. Kam ndjenjën e lartë të përgjegjësisë që kemi me bashkëpunëtor për të arritur pritshmëritë që janë nga qytetarët e Podujevës”.
Bulliqi gjatë betimit para këshilltarëve komunal ka premtuar se do jet zëri përfaqësues i të gjithë Llapit, siç tha ai dhe shërbimet do të jenë të barabarta për të gjithë qytetarët e Podujevës.
“Zyra e kryetarit të komunës do të përfaqësojë të gjithë Llapin. Qytetarët e Podujevës nuk ndahen më ne dhe ata. Shërbimet do të jenë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen, të na drejtohen e të na ndihmojnë”.
Ndërkaq, ish ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari i’a dorëzoj detyrën Shpejtim Bulliqit, pasi ky i fundit bëri betimin në kuvendin komunal.