Shqiptari i parë Abazoviq në qeverinë e Malit të Zi

Zdravko Krivokapiq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, ndërkaq Abazoviq merr postin e nën.kryetarit të qeverisë.

Me 41 vota pro, nga 81 në total është votuar qeveria e re e Malit të Zi, e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq.

Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiq, njoftoi para betimit se qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë.

Nënkryetar i qeverisë do të jetë kryetari i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, i cili bëhet shqiptari i parë në një post kaq të rëndësishëm në Malin e Zi.

Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviçit, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: