Juventus fiton ndeshjen, Barcelona zhgënjen me paraqitjen e saj

Ndeshja në mes Barcelonës dhe Juventusit tanimë ka përfunduar me rezultat 0-3, në favor të Juventusit. Në minutën e 13-të, ekipin e Juventusit e kaloi në epërsi goli i Cristiano Ronaldos përmes penalltis. Ndërsa golin e dytë pë Juventusin e shënoi McKenni, në minutën e 20-të. Dhe rezultatin përfundimtarë e vendosi përsëri goli i lojtarit, Cristiano Ronaldo përmes penalltisë në minutën e 52-të. Me fitoren në këtë ndeshje, Juventus barazon pikët me ato të Barcelonës, 15 me 15.

Read More

Përfundon pjesa e parë, Barcelona-Juventus me rezultat 0-2

Ndeshja në mes Barcelonës dhe Juventusit ka përfunduar në pjesën e parë me rezultat 0-2 në favor të Juventusit. Në minutën e 13-të ka kaluar në epërsi ekipi i Juventusit, me golin e Cristiano Ronaldos përmes penalltisë. Përsëri për Juventusin shënon golin e dytë McKenni, në minutën e 20-të. Skuadrat shkojnë në pushimin prej 15 minutash për t’u kthyer përsëri në fushë.

Read More

Ngritet aktakuzë ndaj kërcënimit që i’u bë ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit

Prokuroria Speciale, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një kërcënimi që i është bërë Qëndrim Gashit, ambasadorë i Kosovës në Francë. Kërcenimi ishte bërë përmes rrjetit social facebook dhe rezultoi me ngritje të aktakuzës për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit F.M,  për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e…

Read More

Presidentja në detyrë, znj. Osmani ndanë Medaljen Presidenciale të Meritave për mjekët dhe infermierët që u prekën me Covid-19 gjatë detyrës

Sot, Vjosa Osmani, presidentja në detyrë ka ndarë post mortem, Medaljen Presidenciale të Meritave, për mjekët dhe infermierët të cilët qëndruan pranë pacientëve të prekur me Covid-19. Ata u infektuan dhe për pasojë e humbën edhe jetën. Kështu ka njoftuar znj. Osmani në llogarinë e saj në facebook. Lexo më posht: Në përputhje të plotë me përgjegjësitë e mia kushtetuese, kam ndarë, post mortem, Medaljen Presidenciale të Meritave, për mjekët dhe infermierët, të cilët, të vendosur që t’u qëndrojnë pranë pacientëve të tyre, u infektuan me Covid-19 dhe, për pasojë,…

Read More

Qëndron Kastrati ruan buxhetin e komunës, harxhon vetëm 4 euro e 30 centë për udhëtime jasht vendit

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka dhënë shembullin se si ruhet ose si mund të përdorët minimalisht buxheti i një komune. KALLXO.com ka siguruar dokumente të cilat tregojnë se Qëndron Kastrati në një udhëtim zyrtar jashtë vendit ka shfrytëzuar vetëm 4 euro e 30 centë nga buxheti i Komunës së Kamenicës. Sipas dokumenteve të siguruar tanimë, Qëndron Kastrati nuk e ka shfrytëzuar as shumën e ndarë prej 3 mijë euro për atë që cilësohet si linjë buxhetore për reprezentacion, të holla të cilat i përdorin zyrtarët për takime…

Read More

Ende nuk është bërë bashkimi i dy ministrive MAP dhe MPB, Veliu thotë se janë duke shiquar pozitat e njëjta të dy ministrive aktuale

Ministri aktual, i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka raportuar sot para Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, ku ka folur edhe për bashkimin e Ministrisë së Administratës Publike në MPB. U bë një kohë e gjatë që kur këto dy ministri u bashkuan dhe sot ministri Veliu e vërtetoi zhagitjen e fuzionimit të këtyre dy ministrive duke e paraqitur si problem ekzistimin e kategorive të njëjta në dy ministri njëkohësishtë. Veliu i paralajmëroj drejtorët e këtyre ministrive se disa nga ta do…

Read More

Sonte luhet super-ndeshja Barcelona-Juventus

Sonte, me fillim në orën 21:00 zhvillohet ndeshja e shumpritur nga ata që e duan futbollin, Barcelona- Juventus. Blaugranët presin në Camp Nou, Bianconerët e Juventusit në ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kampionëve. Sonte, Barcelona do mundohet ta ruaj pozicionin e saj në renditjen e parë. Momentalisht, Barcelona kryeson grupin me 15 pikë, duke u rënditur i pari në grup, pastaj Juventus me 12 pikë, Dynamo kyiv me 1 pikë dhe Ferencvaros me 1 pikë.

Read More

Berisha ka kujtuar 30 vjetorin e revolucionit demokratik në Shqipëri

Në shqipëri, sot kishte një datë të veçantë që festohet atje, ai i 30 vjetorit të revolucionit demokratik që ndodhi 30 vite më parë. Përkitazi me këtë ditë, protagonisti i kësaj ngjarje, Sali Berisha ka bërë homazhe për figurën e Azem Hajdarit, tribunin legjendar të lirisë, siç e quan ai të studentëve liberator të Shqipërisë demokratike. “Sot në 30 vjetorin e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit ‘90, homazhe per Azem Hajdarin tribunin legjendar te lirise se shqiptareve dhe studentet liberator. Azem ti je gjalle! sb”, ka shkruar Berisha në llogarinë e…

Read More

Të premten, në ora 15:00 hapet sistemi online për tërheqjen e 10% të mjeteve të kursyera

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka thënë se me 11 dhjetor 2020, do të fillojë aplikimi i kontributpaguesve për të tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK). Një datë tjetër për hapjen e këtij sistemi e dha ministrja e Financave Hykmete Bajrami. Ajo në emisionin e kallxo.com tha se aplikimi do të bëhet i mundur nga data 14 dhjetor, por sot kryeministri Hoti tha një gjë tjetër, ai dha datën 11 dhjetor, ora 15:00, si ditën kur do të filloj aplikimi.…

Read More