Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj mbrëmë ka vizituar Kryesinë e Degës në Komunën e Skenderajt.
Njoftimin për vizitën e tij të mbrëshme atje, e njoftojë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Aty shkruan se z. Hoxhaj ka infomuar kryesinë e kësaj dege lidhur me ecurinë e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Më posht lexoni postimin e PDK-së, të plotë:
vizituar mbrëmë Kryesinë e Degës së Skënderajt. Në këtë takim, kryetari Hoxhaj e ka njoftuar Kryesinë e kësaj dege për Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike i cili u votua me propozimet e PDK-së dhe përfitimet të cilat pritet t’i kenë qytetarët nga kjo pako. Gjatë këtij takimi, Hoxhaj foli edhe për liderët e shtetit, themeluesit e UÇK-së, të cilët sot edhe pse padrejtësisht po mbahen në Hagë, po marrin edhe një herë përgjegjësit mbi supet e tyre për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë dhe çlirimtare të Kosovës.Kryesia e Degës së PDK-së në Skënderaj, duke u nisur nga kryetari Sami Lushtaku, kanë përshëndetur miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i cili u votua me masat e propozuara nga PDK, si dhe i kanë dhënë mbështetjen e tyre kryesisë së partisë për zhvillimet aktuale politike në vend.