Ndeshja në mes Barcelonës dhe Juventusit tanimë ka përfunduar me rezultat 0-3, në favor të Juventusit.
Në minutën e 13-të, ekipin e Juventusit e kaloi në epërsi goli i Cristiano Ronaldos përmes penalltis. Ndërsa golin e dytë pë Juventusin e shënoi McKenni, në minutën e 20-të. Dhe rezultatin përfundimtarë e vendosi përsëri goli i lojtarit, Cristiano Ronaldo përmes penalltisë në minutën e 52-të.
Me fitoren në këtë ndeshje, Juventus barazon pikët me ato të Barcelonës, 15 me 15.