Ngritet aktakuzë ndaj kërcënimit që i’u bë ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashit

Prokuroria Speciale, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një kërcënimi që i është bërë Qëndrim Gashit, ambasadorë i Kosovës në Francë.

Kërcenimi ishte bërë përmes rrjetit social facebook dhe rezultoi me ngritje të aktakuzës për veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër të pandehurit F.M,  për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ambasadori Gashi kohë më parë bëri një shpërndarje të një artikulli, përmbajtja e të cilët kishte një ilustrim me karikaturën e profetit Muhamed.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri F.M. më 19.10.2020, përmes rrjetit social “Facebook”, në Fushë Kosovë, me paramendim dhe dashje ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese ndaj Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Francë z. Qëndrim Gashi, me përmbajtje “shkurt e shqip duhet të vritet Qëndrim Gashi” dhe “ka si ti ende do vritet edhe ky qeni Qëndrim Gashi”, për shkak se i dëmtuari në profilin e tij në “Tëitter” kishte postuar një karikaturë të profetit Muhamed, si shenjë reagimi ndaj vrasjes së mësuesit në Francë, ashtu që i pandehuri me këto postime ka bërë thirrje me qëllim të shtytjes për kryerjen e aktit terrorist e duke shkaktuar rrezik që një apo më shumë vepra të këtilla të kryhen”, thuhet në fund të njoftimit.

Ambasdori Gashi, kishte për situatën e krijuar pas shpërndarjes së një artikull të gazetës franceze Le Figaro, në të cilin shfaqet një karikaturë e Pejgamerit Muhamed.

Gashi ka shkruar se nuk ka pasur për qëllim ofendimin e askujt dhe se sipas tij shumë njerëz që mund të jenë të lënduar, nuk i kanë ditur detajet dhe kontekstin e artikullit gazetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: