Infektohen përsëri Hysaj e Rrahmani me Covid-19

E pabesueshme ajo që po ndodh me dy futbollistët shqiptarë të Napolit Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jenë pjesë e sfidës ndaj Real Sociedad pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Edhe pse janë infektuar rreth 25 ditë më parë gjatë grumbullimeve me kuqezinjtë dhe dardanët, Hysaj dhe Rrahmani kanë rezultuar pozitiv ndaj tamponëve që kanë kryer futbollistët e Napolit ditën e mërkurë, para sfidës ndaj Real Sociedad. Lajmi është njoftuar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, nga…

Read More

Bordi Drejtues i ShSKUK-së shtynë afatin e konkursit për drejtor të ShSKUK-së

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka vendosur ta vazhdojë konkursin për drejtor të SHSKUK-së. Në faqen zyrtare të ShSKUK-së tanimë ekziston një vendim i marrë me datën 4 dhjetor 2020 për shtyrjen e afatit të konkursit për drejtorë në ShSKUK. Vendimi thot se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 26.12.2020 deri 11.01.2021. Kandidatë të cilët kanë aplikuar sipas afatit të publikuar me konkursin fillestar nuk kanë nevojë të riaplikojnë sepse aplikimi i tyre i mëparshëm do të konsiderohet valid. Në arsyetimin e vendimit që…

Read More

Osmani demanton mediat, thot se nuk ka shkëputur kurrfar kontrate me William Walker. Paralajmëron padi ndaj tyre për shpifje

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, sot gjatë ditës, është përfolur nga media të ndryshme vendore për shkëputjen e një kontrate me siç e cituan disa “Vjosa Osmani ja shkëput kontratën William Walkerit”. Bëhet fjalë për një kontratë që i skadon afati këtë muaj dhe nuk mund të cilësohet si e shkëputur. Pra nuk kemi të bëjmë me shkëputje nga njëra apo pala tjetër por një marrëveshje/kontratë që skadon sipas afateve të parapara dhe të zotuara. Ndërkaq të gjitha media që kanë shpifur, do të paditen thot znj. Osmani Lexoni më…

Read More

Disa nga udhëtimet më të mira me tren në Evropë

Për evropianët, udhëtimi me tren mbetet udhëtimi më i dëshiruar i tyre. Hekurudhat e Evropës po dremitin nëpër këto ditë të errëta të pandemisë. Rrallë shërbimet janë ndërprerë në mënyrë kaq drastike. Në fund të nëntorit, kishte vetëm një tren në ditë që vinte nga Parisi në secilin nga Amsterdami, Barcelona, Cyrihu dhe Londra. Por ka shpresë se do të bëhet mirë. Ditë më të ndritshme janë në horizont, dhe shumë operatorë hekurudhorë evropianë tashmë po premtojnë shërbime shumë të përmirësuara dhe një gamë të gjerë rrugësh të reja për…

Read More

Starbucks, vendi më i famshëm i kafesë në botë

Është shëndërruar në vendin me shijen e kafesë më të mirë në botë, ajo quhet STARBUCKS, me ngjyrën e saj unike, të gjelbërtën standarde si karakteristikë. Starbucks është zinxhiri më i madh amerikan i dyqaneve të kafesë. Sot, në mbarë botën STARBUCKS numëron 28 218 dyqane dhe diku rreth 238 000 të punësuar. Në vendet me zhvillim të hovshëm ekonomik, mesatarisht, një konsumator e viziton Starbucks 6 herë në muaj, ndërsa konsumatorët besnik e vizitojnë rreth 16 herë në muaj. Fitimet e Starbucks arrinjë vlerën prej $22.39 miliardë.Starbucks shërben kafe…

Read More

Vritet gazetarja afgane bashk me shoferin e saj

Një gazetare afgane dhe shoferi i saj u vranë të enjten nga sulmues të paidentifikuar në provincën Nangarhar. Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Malala Maiwand, folëse në Televizionin Enikass, u vra së bashku me shoferin, gjatë rrugës për në punë, në qytetin Xhalalabad. Maiwand ka punuar për televizionin privat për rreth tetë vjet. Ajo ka qenë edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Afganistan. Sediq Sediqii, zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, tha se vrasja e Maiwandit “është…

Read More

Jep dorëheqje Sandër Lleshaj

Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, pas ngjarjes së rëndë ku 25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një punonjës i policisë. Gjatë fjalimit të tij lidhur me rastin, Kryeministri Rama tha se ministri i Brendshëm Lleshaj i kishte paraqitur dorëheqjen që pas ngjarjes, mirëpo ai i kishte kërkuar që të mbetej në detyrë, së paku deri në kthimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri e konsideroi vendimin e Lleshajt “si vendim të një shqiptari të mirë”, i cili jep kontributin e…

Read More

Bordi i Postës i rrit pagën kryeshefit Xhevdet Smakiqi në 2500 euro, për punëtorët pagat pritet të zvogëlohen

Sot është bërë e ditur se Bordi i Postës së Kosovës ka vendosur me vendim për rritje enorme të pagës për kryeshefin e ri, Xhevdet Smakiqi në 2500 euro. Sipas burimeve të pakonfirmuara, që posedon Kosinfo, Bordi i Postës tanimë ka marrë vendim për ulje pagash për punëtorët e Postës së Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen. Teksa Kosova po përballet me gjendje të rëndë ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19, disa zyrtarë kanë vendosur të rehatojnë vetën. Më 3 dhjetor 2020, në mbledhjen e Bordit të…

Read More

Bën jehonë në mediat e huaja protesta pas vrasjes së Klodian Rashës

Pas një vrasje të tmerrshme të një djaloshi 25 vjeçarë, të quajtur Klodian Rasha, që ndodhi me 8 dhjetor në Tiranë, mediat e huaja i kanë kushtuar vëmendje të gjerë protestës së zhvilluar atje. Mbrëm në Tiranë, qindra qytetarë u mblodhën të revoltuar pas vrasjes së 25-vjeçarit nga ana e një efektivi policie. Përmes një artikulli, Reuters ka vënë në dukje, përdorimin e një gazi lotsjellës nga policia ndaj protestuesve të mbledhur përpara kryeministrisë në Tiranë. Agjencia e lajmeve shkruante se “shqiptarët protestojnë pasi policia qëlloi për vdekje një burrë…

Read More