Osmani demanton mediat, thot se nuk ka shkëputur kurrfar kontrate me William Walker. Paralajmëron padi ndaj tyre për shpifje

Presidentja në detyrë Vjosa Osmani, sot gjatë ditës, është përfolur nga media të ndryshme vendore për shkëputjen e një kontrate me siç e cituan disa “Vjosa Osmani ja shkëput kontratën William Walkerit”. Bëhet fjalë për një kontratë që i skadon afati këtë muaj dhe nuk mund të cilësohet si e shkëputur. Pra nuk kemi të bëjmë me shkëputje nga njëra apo pala tjetër por një marrëveshje/kontratë që skadon sipas afateve të parapara dhe të zotuara.

Ndërkaq të gjitha media që kanë shpifur, do të paditen thot znj. Osmani

Lexoni më posht, të gjithë postimin e saj në rrjetin facebook:

“E pabesueshme se deri në çfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë”. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. William Walker”. E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker. Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu, i cili mbanë emrin Fondacioni Walker. Presidenca është njoftuar nga Fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker. Në njoftimin zyrtar, dërguar këtij fondacioni, me datën 1 dhjetor, Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me z. Walker personalisht dhe citoj: “PËR TË PARË MUNDËSINË E BASHKËPUNIMIT EDHE MË KONKRET DHE MË TË AFËRT”. Z.Salihu asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri tonën. Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për përiudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara. ASNJË RAPORT NUK ËSHTË DORËZUAR dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në veçanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu siç parashihet në nenin 6 të kontratës, por asgjë nuk është dërguar deri më tani. Çdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe siç kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq çdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin.Të gjitha mediat që kanë shpifur, do të paditen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: