PDK nuk e përkrahi mocionin ndaj Hotit, sot deputeti Tahiri kërkon shpërndarjen e kuvendit

Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë aktuale dhe atë paraprake të koalicionit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Tahiri ka kërkuar që të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
“Koalicioni i shpresës solli degradimin më të madh, në 2020 shoqëria jonë pësoi degradim të madh në shëndetësi, po e rrënon arsimin çdo herë e më shumë. Këtë vetëm qeverisje nuk mund ta quajmë. Të dakordohemi për një datë që ky Kuvend  të shpërbëhet”, tha ai.

“Sa më parë që mblidhemi dhe të caktojmë një datë të shpërbërjes së Kuvendit ne arrijmë dhe e shpëtojmë sado pak këtë shoqëri nga degardimi që po i bëhet”, shtoi deputeti.

Por muaj më parë, ishte filluar inicimi i mocionit kundër Qeverisë Hoti dhe deputetët e Partisë Demokratike nuk kishin pranuar t’i japin nënshkrimet. Një inicim për mocion mosbesimi e bëri Lëvizja Vetëvendosje.


Tani, Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të rregullt, me 17 pika në rend të ditës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: