Bordi i Postës shpërblen me pozitë të zv/kryeshefit në postë, kryesindikalistin e punëtorëve në Postë, Etrit Hotin

Pak e pazakont, të ndodhë një gjë e tillë. Ai që mbrojti të drejtat e punëtorëve të Postës së Kosovës deri dje, dhe u kujdes që “ato të mos shkelen”, ka marrë një postë udhëheqës tani, si ajo e zv/kryeshefit të Postës së Kosovës.

Dihet tanimë se Posta e Kosovës është zhytur në probleme të mëdha financiare. Pagat e punëtorëve në Postë nuk janë ekzekutuar ende, datë 11 dhjetor 2020. Por kjo nuk paraqet problem për Bordin e Përkoshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës.

Ky bord tanimë ka një hall tjetër, si ti rris pagat për menaxhmentin e kësaj ndërrmarrje dhe si ti shpërblej me pozita personat kyç në këtë ndërrmarrje.

Pra, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve Postës, kryesues i të cilës është Leonard Shabanaj, ka marrë vendim me datë 3 dhjetor ku ka caktuar kreun e Sindikatës së Punëtorëve të Postës, Etrit Hotin, në pozitën e ushtruesit të detyrës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv.

Dje është raportuar se Bordi i Postës tanimë ka një vendim për ulje pagash për punëtorët e Postës dhe ky emërim i kryesindikalistit Hoti po shifet si veprim për të mos reaguar pas uljes së pagave ndaj punëtorëve.

“Për caktimin e z. Etrit Hoti në pozitën e U.D Zv. Kryeshefit Ekzekutiv në Posta e Kosovës Sh.A. deri në plotësimin e procedurave ligjore të rekrutimit dhe përzgjedhjen sipas konklursit publik apo intern, për pozitën në fjalë”, thuhet në pikën e parë të këtij vendimi.

Tutje thuhet se në rast të lirimit nga detyra apo mospërzgjedhja e tij sipas pikës 1, në bazë të procedurave ligjore të rekrutimit dhe përzgjedhjes në konkurs intern apo publik, i njëjti do të kthehet në pozitën e mëparshme.

I njejti bord, mbrëmë u raportua se kishte marrë vendim për rritjen e pagës për kryeshefin e ri Xhevdet Smakiqi ne 2500 euro.

Duhet përmendur faktin se Bordi i kaluar, i mandatuar në kohën sa ishte kryeministër Albin Kurti, dhe ministre e MEPTINIS, Rozeta Hajdari, i kishin zbritur pagën zyrtarëve të lartë të kësaj ndërrmarrje publike, për shkak të gjendjes së rëndë financiare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: