Hyseni në Bruksel thot se nuk ka pas diskutim për asociacionin, pret intensifikim të dialogut Kosovë-Serbi

Skënder Hyseni, kryenegociatori i palës kosovare në dialogun Kosovë-Serbi, i është përgjigjur mediumit EuronewsAlbania ku ka thënë se pritet që bisedimet të jenë më të frytshme pas periudhës festive.

Deri tani nuk është bërë ndonjë hap përpara në bisedimet Kosovë-Serbi, ndonëse edhe takimi i fundit ishte përcaktuar se mbi çfarë do të diskutohej por nuk prodhoi asgjë.

Gjithashtu z. Hyseni deklaroi se për çështjen e të pagjeturve, tanimë ka një marrëveshje mes dy institucioneve të Kosovës dhe Serbisë, për të vijuar me kërkimet.

Ndërkaq theksoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë diskutim për asosacionin.

“Sot përkundër përpjekjeve shumë serioze të delegacionit të Kosovës, për të vazhduar trajtimet e temave të kadastrës dhe pensioneve, në kuadër të temës te pretendimeve financiare dhe të pronës, nuk është arritur ndonjë përparim, ende qëndrimet janë larg njëra tjetër. Nuk ka ndonjë përafrim nga takimi i fundit më 29 nëntor. Edhe sot pothuaj, kemi mbetur në pozicione të njëjta. Palët dhe ndërmjetësi janë dakorduar, rreth këtyre elementëve specifikë të marrëveshjes së përgjithshme të vazhdojnë bisedimet pas vitit të ri. Asosacioni nuk është diskutuar deri më tani. Të pagjeturit kanë një marrëveshje paraprake, institucionet në të dyja vendet të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: