Shpaloset mozaiku i figurës së Agim Ramadanit

Sot është shpalosur mozaiku i figurës së Agim Ramdanit në kazermën elitare të FSK’së, në Gjilan. Kjo është një vepër e punuar nga Muhamet Ajrullahut dhe nga puna e artistit, Besart Gashi. Agim Ramadani i njohur ndryshe me nofkën Katana, ishte njëri prej komandantëve më të shquar dhe më aktivë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmorë më 11 prill 1999 në Koshare gjatë një luftimi të ashpër me forcat serbe.

Read More

Osmani: Në LDK më janë mbyllur të gjitha dyert, unë do të ndërtoj një opsion me njerëz me integritet

Presidentja në detyrë dhe njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e ftuar në emisionin Click të RTV21 ku ka folur rreth zgjedhjes së presidentit dhe iniciativës së re për të cilën mendon ta themelojë dhe ta udhëheq. “Në rast kur përpjekjet po bëhen në shpëtim të një qeverie, s’po flasim për një qeveri që ka marrë legjitimitet popullor dhe që asgjë që ka të bëj më presidentin s’lidhen me qeverinë, ato janë përpjekje për zgjatjen e qeverisë. Kemi keqinterpretim që presidenti duhet të përfaqësojë unitet partiak,…

Read More

Federer dhe Schneider, sportistët më të mirë të Zvicrës

Federer dhe Schneider u emëruan atletët më të mëdhenj të Zvicrës. Roger Federer dhe Vreni Schneider janë zgjedhur si sportisti dhe sportistja më e mirë e Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Çmimet Sportive Zvicerane u zgjodhën të dielën nga një juri prej 120 fituesve të çmimeve të mëparshme dhe audiencës televizive. Ylli 39-vjeçar i tenisit ishte i pranishëm personalisht dhe foli për vitin e jashtëzakonshëm pandemik, i cili në rastin e tij u shënua nga dy operacione në gju dhe një pushim të gjatë nga gara që kishte që nga Australian Open.…

Read More

Lirohet njëri nga të arrestuarit të shtunën në Podujevë

Dy qytetarë nga Komuna e Podujevës janë arrestuar gjatë së shtunës nga Policia e Serbisë. Të arrestuarit janë Blerim Maqastena dhe Betim Mexhuani, të dy nga fshati Dumosh, i Komunës së Podujevës, gjersa Maqastena është këshilltar komunal nga radhët e PSD-së. Njëri nga këta të arrestuarit, konkretisht Berat Mexhuani, është liruar nga policia serbe. Ndërsa asambleisti i PSD-së, Blerim Maqastena po vazhdon të mbahet ende i arrestuar nga autoritetet serbe. Gjatë ditës lirimin e tij e kërkoi kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj. Molliqaj ka kërkuar nga institucionet kosovare që të…

Read More

KËRKOHET LIRIMI I REXHEP SELIMIT NGA PARABURGIMI

Më 12 dhjetor 2020, mbrojtësi kryesor i Rexhep Selimit, avokati David Young ka paraqitur një kërkesë tek gjykatësi i procedurës paraprake për lirimin e përkohshëm të tij nga masa e paraburgimit, njofton Insajderi. Sipas mbrojtjes, gjykata duhet ta aprovojë këtë kërkesë pasi që Selimi është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka një stabilitet familjar dhe në vazhdimësi ka pasur një bashkëpunim me Dhomat e Specializuara. Sipas mbrojtjes, këto arsye janë të mjaftueshme për të dëshmuar se Selimi nuk do të largohet nga Kosova. Po ashtu, në kërkesën e…

Read More

Osmani: Ushtria e Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës

Preidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në dy vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës ka thënë se votimi i ligjit që e transformimoi FSK-në në Ushtri të Kosovës do të mbetet e shënuar në historinë e re të Republikës së Kosovës. Ajo përmes një postimi në Facebook, tha se është detyrë e jona kombëtare që të kontribuojmë në fuqizimin e mëtejmë të ushtrisë sonë. “Dy vite më parë, Kuvendi i Kosovës, me 106 vota pro miratoi ndryshimet e nevojshme ligjore që hapën rrugën për transformimin e FSK-së në…

Read More

Falenderimi i Meghan Markle për “heronjtë e heshtur”

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka dalë gjatë programit vjetor të CNN, ‘Heroes’. Meghan ka mbajtur një fjalim dy minutësh në lidhje me krizën e COVID-19. “Ky vit që ka qenë universalisht sfidues për të gjithë, më ka frymëzuar nga historitë e dhembshurisë në komunitetet tona. Në të gjithë vendin, njerëzit kanë lënë mënjanë nevojat e tyre për t’u bashkuar dhe mbështetur mirëqenien kolektive të atyre që i rrethojnë. Në mars, kriza COVID-19 goditi rëndë, dhe u duk sikur gjithçka ndryshoi brenda natës. Për shumë familje, ndikimi i pandemisë ka…

Read More

Në SHBA jepet vaksina e parë kundër Covid-19

Vaksinimi kundër sëmundjes COVID-19 nisi të hënën në Shtetet e Bashkuara – vendin me numrin më të lartë të të infektuarve dhe viktimave. Një infermiere e kujdesit intensiv në Llong Ajllënd të Nju Jorkut u bë personi i parë që mori vaksinën Pfizer/BioNTech në SHBA. “Vaksina e parë e administruar. Urime SHBA! Urime botë!”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump, në Twitter. Miliona doza të vaksinës janë duke u shpërndarë në SHBA, ndërsa 150 spitale pritet t’i marrin ato vetëm gjatë ditës së sotme. Programi i vaksinimit synon të arrijë 100…

Read More