Demi Rose me pushime mes botës së Egër të Afrikës

Modelja e famshme Demi Rose ka publikuar në rrjetet sociale foto të udhëtimit të saj mes botës së egër të Afrikës në mesin e pandemisë së COVID-19, kur udhëtimet konsiderohen anormalitet. Një udhëtim i Demi Rose mes botës së egër të Afrikës nuk kishte sesi mos u binte në sy ndjekësve të saj në Instagram. Vëmendje tërhoqën fotot e saj në rrjetin social Instagram, ku modelja britanike 25-vjeçare shfaqet me korse që ekspozojnë format e saj me një rrumbullakësi të theksuar. Në momentet kur e gjithë bota shmang udhëtimet me…

Read More

Konjufca: Të gjitha partitë po dëshirojnë të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosj, ish- ministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë Kurti, Glauk Konjufca, ka thënë se tani të gjitha subjektet politike po dëshirojnë të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen. Konjufca në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se vetëm edhe NISMA ka mbetur të deklarohet për bashkëpunim me LVV-në. “Krejt po donë të bashkëpunojnë me ne. Vetëm edhe NISMA ka mbet të deklarohet që të krijohet “kori gazmor”, tha Konjufca. Ndërsa, për postin e presidentit Konjufca thotë se ata nuk synojnë postin e presidentit por shkuarjen në zgjedhje para zgjedhjes…

Read More

AHMETI PUBLIKON LISTËN E BIZNESEVE QË PËRFITUAN NGA GRANTET

Përmes një postimi në facebook, që ka bërë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar listën dhe numrin e bizneseve që kanë përfituar nga grantet e ndara për ndërmarrjet që kanë qarkullim deri në 50 mijë euro. Ai ka bërë të ditur se nga kjo listë kanë përfituar katër mijë e 941 biznese, një mijë e 976 mikro biznese me nga 600 euro dhe dy mijë e 965 biznese të vogla me nga një mijë e 300 euro. Postimi i plotë i z. Ahmeti: Kjo është lista e…

Read More

Kurti shpreh ngushllime për Klodianin, thot se protestat atje janë revoltë e një rinie kundër sistemit të korruptuar politiko-ekonomik

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur ngushllimet familjes, shoqërisë dhe mbarë të rinjëve shqiptarë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ai, përmes një postimi në llogarinë e tij facebook, shkruan se ka ndjekur me vëmendje protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe ka parë ndjenjën e revoltës kudo në hapësirat shqiptare. Kurti në mes rreshtash, ka dhënë kritika ndaj atyre siç i quajti ai “që janë në majat e pushtetit politik e shtetëror, biznesor dhe mediaktik” se ky është momenti i fundit që të kuptojnë se çdo gjë…

Read More

Moti për dy ditë të ardhshme

Moti për dy ditë 16-17.12.2020Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Situata meteorologjike do të mbetet stabile. Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes!

Read More

17 të vdekur e 294 raste të reja. Prishtina me 149 raste te reja me Covid-19

482 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 47.203 raste nga 165.583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.220 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë…

Read More

Kryeministri Hoti dhe ministri Mustafa nënshkruajnë kontrata për fermerë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka bërë nënshkrimin e kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21. Rreth 850 fermerë pritet të përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro. Në ceremoninë solemne të nënshkrimit të gjashtë kontratave të para, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se bujqësia po e merr vëmendjen e plotë gjatë qeverisjes së tij. “Bujqësia po e merr vëmendjen e plotë që duhet të ketë dhe përtej kësaj edhe në fondin për rimëkëmbje ekonomike duke dyfishuar subvencionet në pjesën e…

Read More

Mbi 300 mijë aplikime për tërheqjen e 10 përqindëshit, Demi tregon se kur fillon ekzekutimi i pagesave

Është duke vazhduar aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale në Trust, ndërsa deri tani kanë aplikuar më shumë se treqind e tridhjetë mijë qytetarë. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi. “Deri më tani janë më shumë se treqind e tridhjetë mijë aplikues, pra në katër ditët e para. Jemi duke punuar që të ju ofrojmë kushte për aplikim të gjithëve, sepse fluksi vazhdon të jetë i lartë. Më shumë se 28 mijë aplikime në ditë. Ditëve…

Read More

Komuna e Prishtinës premton se shumë shpejt do të lanson fushatën ndaj kërkim-lëmoshës

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Qendrën për Punë Sociale të Fushë Kosovës dhe me Terre Des Hommes shumë shpejt do ndërrmarrin verpime konkrete në përputhje me fushëveprimtarinë e secilit institucion bartës lidhur me dukurinë e përditshme të kërkim-lëmoshës, pra fëmijëve në rrugë që shohim përditë duke kërkuar lëmoshë. Në një postim në facebook, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se në një takim të përbashkët, të akterëve të përmendur më lartë janë dakorduar se shumë shpejt do të lansojnë fushatat ndërgjegjësuese dhe programe të qëndrueshme…

Read More

Publikohet “Drunk”, kënga e Kidës

Oriheda Latifi, e njohur me emrin në publik, Kida ka nisur para pak javësh paralajmërimin e këngës “Drunk” e cila u bë virale që kur këngëtarja publikoi një copëz të shkurtër. Mirëpo tashmë publikuar versioni final i këtij projekti. Të hënën pa u shënuar mesnata, Orhidea lansoi klipin e punuar nga Entermedia.

Read More