Demi Rose me pushime mes botës së Egër të Afrikës

Modelja e famshme Demi Rose ka publikuar në rrjetet sociale foto të udhëtimit të saj mes botës së egër të Afrikës në mesin e pandemisë së COVID-19, kur udhëtimet konsiderohen anormalitet.

Një udhëtim i Demi Rose mes botës së egër të Afrikës nuk kishte sesi mos u binte në sy ndjekësve të saj në Instagram.

Vëmendje tërhoqën fotot e saj në rrjetin social Instagram, ku modelja britanike 25-vjeçare shfaqet me korse që ekspozojnë format e saj me një rrumbullakësi të theksuar.

Në momentet kur e gjithë bota shmang udhëtimet me avion nga frika e infektimit me COVID-19, Demi Rose vizitoi për disa ditë Tanzaninë dhe parqet e famshme, ku përmes automjeteve të posaçme mund të këqyren nga afër kafshët e egra si luanët e hienat, ka njoftuar /TVKlan

Prej moshës 18-vjeç kur hapi llogarinë e saj të parë në Instagram, Demi Rose ka grumbulluar deri tani një shifër tepër të lartë prej mbi 5 milionë ndjekësish, vetëm duke publikuar foto tërheqëse të saj në vende të ndryshme të botës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: