Komuna e Prishtinës organizon eventin e shpërndarjes së dhuratave për fëmijët e shkollave fillore

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”, organizatën “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “Akropoli i Ri” me rastin e festave të fundvitit organizon një aktivitet të veçantë me fëmijët për fëmijët e Kryeqytetit. Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në llogarinë e tij facebook.

Ai ka shkruar se në amfitetatrin pranë sheshit “Zahir Pajaziti” kanë vendosur një kuti të madhe ku prej nesër do të pranojnë dhurata për fëmijë të cilat më vonë do të shpërndahen në shkollat fillore të Prishtinës.

“Ju inkurajojmë që dhuratat të i përgatitni bashkë me fëmijët e juaj që të ndihmojmë vetëdijësimin e fëmijëve tanë për solidaritetin, vullnetarizmin dhe kontributin në krijimin e një bote më të mire për të gjithë pa dallim”, ka shkruar Ahmeti

Këtë e pëlqejnë %d blogues: