Jashari: Sami Lushtaku ishte në Gjermani nga viti 93 deri 98. Ai u bë komandant por qëndroi larg fronteve të luftës

Në emisionin Debat Plus sonte ishte i ftuar, Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ku gjatë emisionit Jashari bëri akuza të rënda në drejtim të ish-komandantit të UQK-së në Drenicë, Sami Lushataku. Ai ka thënë se sipas informatave që i ka marrë nga qytetarët, Sami Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të luftës, shumë rrallë është ardhur tek lagjja e Lushtakëve. “Nuredin Lushtaku dhe Bashkim Jashari kanë qëndruar gjatë tërë kohës tek Lagja e Lushtakëve. Nura dhe Bashkimi kanë thënë se Samia shumë rrallë ka ardhur tek Lushtakët edhe kur…

Read More

Klina fiton grantin prej 88 mijë euro për mjedis të pastër

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se Komuna e Klinës ka fituar grant mbi 88 mijë euro për mjedis të pastër. “Komuna e Klinës është përfituese e Grantit të Perfomancës Komunale për mjedis të pastër, ku ka fituar 88,445.00 euro”, ka shkruar në facebook, kryetari Elezaj. Në postim thuhet se pas përfundimit të raundit të dytë të vlerësimit të performancës së komunave në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i Grantit…

Read More

Drenasi me shpërblim për mjedis të pastër

Përmes një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ndarë me publikun një lajm të mirë për këtë komunë. Ai ka thënë se Komuna e Drenasit ka fituar një shpërblim në form granti prej 163, 446 euro për mjedis të pastër. Lexoni postimin e z. Lladrovci: Lajm i mirë për qytetarët e komunës së Drenasit, edhe një shpërblim, komuna jonë fiton grant 163,446 euro, Për mjedis të pastër. Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar vendin e parë dhe Grantin e Performancës Komunale me vlerë…

Read More

A duhet të bie Facebook?

A duhet të bie Facebook?. Është një pyetje e parashtruar shumë ditëve të fundit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 48 avokatët e përgjithshëm kanë thënë se Facebook është bërë një monopol i paligjshëm që po dëmton konsumatorët. Por sa mund të ketë suksesë një shtjellim i kësaj çështje?, shkruan the New York Times. Qeveria e SHBA dhe më shumë se 40 shtete thonë se kompania e rrjeteve sociale është bërë një monopol i paligjshëm që po dëmton konsumatorët. Kur aplikacioni për ndarjen e fotove Instagram ishte themeluar…

Read More

Manuel Neuer merr çmimin e portierit më të mirë në botë për vitin 2020

FIFA është duke e mbajtur ceremoninë “The Best” në selinë e saj në Cyrih. Zyrtarisht, kjo ceremoni mbahet çdo vit – dhe sot ka filluar nga ora 19:00, ku do të shpërblehen më të mirët e vitit 2020. Deri tani , çmimin “portieri më i mirë i vitit 2020” e ka fituar portieri i Bayern Munich, Maneul Neuer. Neuer fitoi konkurrencën e ngushtë me portierin e Liverpoolit, Alisson Becker dhe portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak.  

Read More

E bojkoton në kuvend, Rama e pret në takim presidenten Osmani

Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i ka mjaftuar një postim i shkurtër për të prezantuar një takim të përbashkët në mes tij dhe presidentes në detyrë të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Znj. Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare tre ditore në Shqipëri, me ç’rast ajo atje kishte zhvilluar disa takime dhe aktivitete, siç ishte takimi me homologun e saj Ilir Meta, dhe më pastaj  ditën e sotme mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga parlamenti shqiptar të bashkojnë forcat dhe të…

Read More

Shtyhet për tri javë Australian Open, shkak Covid-19

Turneu i përvitshëm i tenisit Australian Open është shtyrë për datën 8 shkurt dhe jo siç ishte e vendosur në janar të vitit të ardhshëm. Autoritetet kanë vendosur ta shtyjnë zyrtarisht me 8 shkurt 2021, mbajtjen e turneut të parë Grand Slam për vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së COVID-19. Sipas kalendarit fillestar turneu do të duhej të niste më 18 janar, me pritshmëritë për t’u luajtur deri më datë 31, mirëpo fakti se disa shtete kanë masa kufizuese dhe detyrim karantine për ata që udhëtojnë e ka…

Read More

Osmani duartrokitet në parlamentin shqiptar, Edi Rama mungon

Presidentja në detyrë e Kosovës, njëherit edhe kryetarja e parlamentin të Kosovës, Vjosa Osmani u duartrokit derisa ka mbajtur fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë ku i ka bëri thirrje kuvendit atje t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb. “Dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne jemi të vendosur të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit. Duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk…

Read More

Prokuroria refuzon lirimin e përkohshëm të Thaqit nga Specialja, vendimi për të tjerët pritet të merret shpejt

Seanca e ardhshme e Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, do të mbahet në fund të muajit janar 2021. Kjo ishte kërkesa e Prokurorit, Allan Tiger dhe gjykatësit, Nicolas Guillou. Gjykata Speciale mbajti sot tjetër seancë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Në seancë është diskutuar edhe për kërkesat për lirim të përkohshëm. Prokuroria deklaroi se e kundërshton lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve. Ky qëndrim i Prokurorisë u kundërshtua nga mbrojtja, e cila pati ankesa edhe për…

Read More

A ka ndonjë lidhje dashurie Capital T

Capital T është një nga reperët më të komentuar dhe shumë i ndjekur. Muzika e tij dëgjohet shumë dhe jo vetëm për projektet muzikore por ai është shpesh herë në qendër të vëmendjes edhe për jetën e tij private. Është përfolur shpesh herë për lidhje me vajzat e showbizz-it por asnjëherë nuk janë konfirmuar. Ndërkohë para disa kohësh postoi në foto ku ishte mbështetur në prehrin e një vajze por mesa duket nuk është më me të. Në një intervistë të dhënë sot për “Radar”, Capital T ka treguar se…

Read More