Drenasi me shpërblim për mjedis të pastër

Përmes një postimi në facebook, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ndarë me publikun një lajm të mirë për këtë komunë. Ai ka thënë se Komuna e Drenasit ka fituar një shpërblim në form granti prej 163, 446 euro për mjedis të pastër.

Lexoni postimin e z. Lladrovci:

Lajm i mirë për qytetarët e komunës së Drenasit, edhe një shpërblim, komuna jonë fiton grant 163,446 euro, Për mjedis të pastër.

Komuna e Drenasit gjatë këtij viti ka fituar vendin e parë dhe Grantin e Performancës Komunale me vlerë rreth 804,000.00 euro.

Drenasi ka fituar grante nga të gjitha ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Vazhdojmë me qeverisje shembullore!

Këtë e pëlqejnë %d blogues: