Osmani duartrokitet në parlamentin shqiptar, Edi Rama mungon

Presidentja në detyrë e Kosovës, njëherit edhe kryetarja e parlamentin të Kosovës, Vjosa Osmani u duartrokit derisa ka mbajtur fjalimin e saj në Kuvendin e Shqipërisë ku i ka bëri thirrje kuvendit atje t’i bashkohet Kuvendit të Kosovës për miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb.

“Dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne jemi të vendosur të dialogojmë vetëm për njohjen e ndërsjellë duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit. Duke njohur dhe pranuar paprekshmërinë e territorit tonë, rregullimin kushtetues dhe nivelin e organizimit politik. Kosova nuk mund t’a shpërblejë Serbinë me territorin e saj e as të bëjmë koncesione të tjera për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje dhe të dënohet dhe jo të shpërblehet dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë në çdo vend të botës. Prandaj i kam bërë thirrje këtij Kuvendi të nderuar që t’i bashkohet kuvendit të Kosovës në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb”, tha Osmani gjatë fjalimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Por ajo që ra në sy atje, si e pazakonshme ishte mungesa e Edi Ramës gjatë fjalimit të znj. Osmani. Edi Rama nuk u gjend në Parlament për fjalën e Presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Tiranë.

Përveç Ramës në sallën e parlamentit nuk u pa as një pjesë të qeverisë së tij.

Nuk dihet arsyeja e mungesës së Ramës, por duket se fjalimi i Osmanit ishte mesazh kundër qëndrimit të Edi Ramës për minishengenin, apo marrëdhëniet me Serbinë, ndoshta ishin këto shkase që kreu i qeverisë shqiptare, Rama, të mos shkojë për ta dëgjuar fjalimin e Presidentes së Kosovës.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: