Komuna e Mitrovicës zë vendin e parë për mjedis të pastër

Ka fituar 80 pikë për performancën më të mirë në kuadër të Grantit të Performancës -Mjedisi i Pastër. Kjo është Komuna e Mitrovicës, e cila është radhitur e para në nivel të Kosovës dhe është shpërblyer me grant 235,647.00 euro.

Sipas komunës, ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si dhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.

Kryetari Agim Bahtiri, falënderon përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe të GIZ-it gjerman që Mitrovicën e kanë radhitur në vendin e parë për nga performanca mjedisore.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: