Ka që dy ditë, që është shtuar fluksi i mërgimtarëve që janë nisur drejt Kosovës. Edhe pse ende ka rrezik nga pandemia dhe shumë vende të Evropës i kanë ashpërsuar masat, ata po vinë nga vendet e ndryshme për pushime në Kosovë.
Por mërgimatarët që po vinë për pushime në Kosovë, rrugës janë duke u përballur me pritje të gjata nëpër pikëkalimet kufitare në Evropë.
Para se të hyjnë në vendlindje, ata duhet të paguajnë Kartonin e gjelbër, mirëpo, ky i fundit do të jetë falas deri më 31 dhjetor, të cilin ua paguan qeveria.
E, përmes një postimi të bërë në FB, ka reaguar, deputeti nga VV, Hekuran Murati.
Ky i fundit, ka thënë se çdo polisë është e paguar deri më 31 dhjetor, ndërsa kushdo që u merr para mërgimtarëve është duke i vjedhur ata.
Ky është postimi i tij:
3 milionë euro i kemi nda në buxhet për pagesën e kësaj tarife për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë.
Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor. Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata.
Matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!