Gjeli i Detit – Si ta marinoni për një pjekje fantastike

Mishi i gjelit të detit është kryesisht me pak dhjamë, që do të thotë se ky lloj mishi ka tendencën të thahet dhe forcohet.

Për pasojë, gatimi perfekt i mishit të gjelit të detit ka nevojë për ndihmë.

Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që përpara gatimit, mishi i gjelit të detit ka nevojë të marinohet në ujë me kripë.

Gjatë marinimit, mishi përthith lagështinë që i nevojitet por edhe kripën.

Kjo e fundit shpërbën disa prej proteinave të mishit dhe e bën atë më të butë.

Një mish i marinuar për 12 orë do të mbetet i lëngshëm edhe nëse ju e tejgatuani atë, sipas ekspertëve të AgroWeb.org.

Mënyra e Duhur e Kriposjes dhe Marinimit së Gjelit Të Detit
Përpara se të nisni marinimin e mishit të gjelit, duhet të hapni shumë vend në frigorifer.

Për marinimin ju duhen:

Gjethe dafine, piper të zi kokërr, karafil, lëkura limoni dhe portokallesh.
4 litra ujë
Treçerek filxhan çaji me kripë.
Merrni një tenxhere të madhe, të cilën mund ta fusni në frigorifer.

Tenxherja duhet të jetë e madhe mjaftueshëm sa gjeli të jetë i zhytur në tretësirë.

Shpëlajeni gjelin me ujë të bollshëm dhe më pas futeni në tenxhere.

Shtoni erëzat sipas preferencës.

Vendosni një litër ujë në një enë tjetër, shtoni kripën dhe lëreni të valojë deri sa ajo të shkrihet.

Më pas prisni pak sa uji të ftohet dhe hidheni në tenxheren ku keni vënë gjelin e detit.

Sipër, hidhni tre litrat e mbetur të ujit dhe sigurohuni që gjeli është tërësisht i zhytur në tretësirë.

Vendosni një pjatë sipër gjelit që të peshojë mbi të dhe më pas vendosni kapakun.

Gjeli i detit duhet marinuar për 12-24 orë në frigorifer.

Më pas, përpara gatimit, shpëlajeni gjelin me ujë të bollshëm dhe thajeni me letër kuzhine.

Nëse dëshironi që lëkura e gjelit të detit të jetë krokante kur të piqet, mund ta lini gjelin të thahet vetë për 24 orë të tjera.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se mishi i marinuar i gjelit ka tendencën të gatuhet më shpejt, ndaj duhet të jeni të vëmendshëm gjatë pjekjes.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: