Ambasada Amerikane është deklaruar sot për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka vlerësuar se Qeveria Hoti është jolegjitime. SHBA u bënë thirrje të gjitha partitë politikë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Në njoftimin e ambasadës gjithashtu thuhet se qytetarët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.k
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.